FOTO/ Kërkimet arkeologjike nënujore në Lin të Pogradecit, Rama: Brenda vitit e shpallim zonë arkeologjike

FOTO/ Kërkimet arkeologjike nënujore në Lin të Pogradecit, Rama: Brenda vitit e shpallim zonë arkeologjike

Ka rinisur projekti kërkimor shkencor “Lin 3, gërmime arkeologjike nënujore” me ekipin shqiptaro - zvicerian në fshatit Lin në Pogradec.

Rezultatet e para dhe datimet e materialit arkeologjik të realizuara në Universitetin e Gjenevës në Zvicër me mbështetjen e Universitetit të Oxford-it në Angli, e rendisin vendbanimin palafit “Lin 3” si vendbanimin më të vjetër të kësaj tipologjie në Europë.

Gjatë këtij sezoni, arkeologët do të përqëndrohen në thellimin e njohurive mbi shtrirjen e këtij vendbanimi, kompleksitetin e ndërtimit, si dhe lidhjet e tij me sitet arkeologjike të së njejtës periudhë në pellgun e Korçës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga kërkimet, ku bënë me dije se kanë nisur përgatitjet për vënien në mbrojtje dhe shpalljen e tij zonë arkeologjike, që pritet të ndodh brenda vitit 2024.

"Duke vlerësuar rëndësinë e këtij zbulimi arkeologjik, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, janë duke punuar për përgatitjen e vendimit për vënien në mbrojtje dhe shpalljen e tij zonë arkeologjike, e cila pritet të finalizohet brenda vitit 2024", shkruan Rama.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 27/07/2024 17:20

    Mos harro ndonje pallat nenujor, taksirat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në Mirditë, digjen dy banesa të barktisura

Zjarr në Mirditë, digjen dy banesa të barktisura