Nisin me Francën javët ndërkombëtare të Kulturës, Rama: Është vetëm fillimi i një hapësire ndërveprimi e dialogu midis kultuarve të çdo vendi

TIRANË- Ka nisur sot me Francën, cikli i parë i vjetor i javëve ndërkombëtare të kulturës në vendin tonë në sheshin 'Skënderbej'. Një nismë kjo e qeverisë e cila do të krijojë çdo vit hapësira të reja njohjeje e komunikimi me vendet e me kulturat e tjera si dhe do të rrisë konsiderueshëm kalendarin e aktiviteteve kulturore dhe argëtuese në vend.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes, ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij vuri theksin tek nevoja për krijimin e sa më shumë urave të njohjes e eksperiencave të ndryshme. Kreu i qeverisë, tha ky organizim do të sjellë më shumë larmi në kulturën e çdo vendi, si dhe shanse të reja për krijuesit tanë. Rama tha se ky është vetëm fillimi i një aventure të re kulturore, ndërveprimi e dialogu duke krijuar ura bashkëpunimi.

'Krijimi i sa më shumë urave të njohjes, të eksperiencave nga më të ndryshme, i sa më shumë urave të bashkëpunimit. Qëllimi nuk është të konsumojmë aktivitet që fillojnë dhe mbarojnë, por të krijojmë shanse për krijuesit tanë, për njerëzit tanë në të gjithë fushat që prek ky program. Hap pas hapi do të fillojë të ndizet edhe zjarri i konkurencës mes vetë përfaqësive këtu, ambasadoreve e ambasadorëve për të bërë sa më shumë prezent vendin e tyre e për të sjellë sa më shumë larmi në kulturën e çdo vendi.

I siguroj të gjithë se ky është fillimi i një aventure të re kulturore, i një hapësire të re kulture ndërveprimi e dialogu edhe një numri gjithnjë e më të madh urash ndërveprimi. Franca është ajo që e hap këtë program, një koincidencë e bukur është se sot ne të gjithë të jemi këtu me rikonfirmimin e presidentit Emmanuel Macron, i cili është një prej shtyllave mbajtëse të BE-së. Jemi të gëzuar, pasi është një garanci edhe për perspektivën eurpiane të Rajonit përfshirë dhe Shqipërinë.'- tha Rama.

Të pranishëm në ceremoninë e nisjes së Javëve Kulturore, ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës Elva Margariti si dhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama. Kreu i qeverisë Edi Rama tha sot se synimi është që Javët Ndërkombëtare të Kulturës, të kthehen në një traditë të përvitshme, teksa shtoi se është mundësi për të shpalosur tradita e kultura të ndryshme. Rama theksoi se do të përfshihen aktivitete nga më të ndryshmet, një program për të gjitha grupmoshat në vend, që do të gjejnë arsye për ta frekuentuar.

Javët Ndërkombëtare të Kulturës, do të vijojnë aktivitetin çdo ditë me aktivitete që do të prezantojnë kulturën dhe traditat e 17 shteteve, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Berat e Durrës. Aktiviteti do të përmbyllet më pas në nëntor me Kosovën. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se në dispozicion të kësaj nisme janë vënë 100 milion lekë nga qeveria shqiptare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 25/04/2022 20:58

    Po kultura ruse, serbe dhe ajo kineze do kene jave ? Kryeminister <b>legen</b> qe dhe kulturen e shikon politikisht sipas interesit personal.

    Përgjigju
  • Arbërori: 25/04/2022 20:54

    Qëllim kryesor i tri është që ta fusësh serbin në Tiranë që të tregojnë si si na kan vra e pre, dhe që motrat tona shqiptare të njoftohen me ata gjakpirës o kryekriminel i shitu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi