Familjet të cilat kanë pranuar të bashkëpunojnë dhe të lirojnë vullnetarisht banesat pa leje për t’i hapur rrugën projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe, kanë nisur të zhvillojnë pjesën tjetër të pronës së tyre.
Sikurse shihni edhe nga këto foto të publikuara në Facebook nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përgjatë gjithë segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek rrethrrotullimi “Shqiponja”, banorët e Astirit janë futur për zhvillim, duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim në pallatet e reja që po ndërtohen, sipas përqindjes së tregut.
“Astiri? Një pjesë e familjeve ka marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës, pjesa tjetër në foto është futur për zhvillim, duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim! Bullizmi politik i partive që bllokojnë punët publike nuk ka vend në Tiranë”, shkruan Veliaj.
Shumë prej familjeve që i janë përgjigjur thirrjes së bashkisë, po përfitojnë apartamente dhe dyqane sipas përqindjes së tregut nga kompanitë private, me të cilat kanë nënshkruar kontratë zhvillimi të pronës së tyre falë lehtësirave të krijuara nga Bashkia e Tiranës.
Banorë të zonës shprehen se falë kësaj marrëveshje me bashkinë një vit më parë, ata kanë mundur që të marrim me procedurë të lehtësuar lejet e ndërtimit për zhvillimin e pjesës tjetër të pronës së tyre e cila jo vetëm që tashmë është me letra, por do të marrë një vlerë akoma edhe më të lartë për shkak të projektit të Unazës së Madhe.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1635
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05
-
6 qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Kur bëhemi bashkë, bëjmë punë të mrekullueshme
9 Dhjetor, 14:51
-
Bashkia e Tiranës hap thirrjen për banesat sociale nga programi 3%! Ja si të aplikoni, afatet dhe kush përfiton
6 Dhjetor, 15:20
-
Rritja e referencës së ndërtesave u kushton bizneseve e banorëve në Tiranë 15 mln euro shtesë në vit
4 Dhjetor, 08:28
-
Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej'! Veliaj: Të ndezim dritën e zemrës dhe mendjes! Krenohem me Tiranën
2 Dhjetor, 18:49
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor, 18:35
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
Ndotje në Liqenin e Tiranës? Anisa Ruseti për Report TV: Shtim i algave jeshile, jo i rrezikshëm për popullatën! Ja dy faktorët dhe masat që merren
30 Tetor, 17:04
-
Veliaj 'shkund' bashkinë e Tiranës, zëvendëson 12 drejtues, ndryshime në UKT dhe Policinë Bashkiake! EMRAT kush ikin e kush vjen
25 Tetor, 12:04
-
Lista e plotë e fituesve/ Maratona e Tiranës, rreth 4 mijë pjesëmarrës! Gega rekord kombëtar: Shqiptarët më dhanë forcë! Dominojnë kenianët (VIDEO)
20 Tetor, 08:07
-
Të dielën Maratona e Tiranës, Veliaj: Kryeqyteti do shndërrohet në një kartolinë të bukur këtë fundjavë, mirëpresim 4000 vrapues nga e gjithë bota
18 Tetor, 12:35
-
Rikualifikohet blloku i banimit ndërmjet Kombinatit dhe Selitës, Veliaj: Sapo mbarojmë një punë cilësore, rritet vlera e pronës
18 Tetor, 12:10
Turp we grabitesit shpellare Marin shperbli.
Përgjigju