TIRANE – Hapet sot periudha e para-regjistrimeve! Të gjithë studentët e interesuar për të studiuar në Itali pranë Universiteteve italiane për vitin akademik 2013-2014, kanë mundësinë që nga sot deri më 21 qershor të përmbushin procedurën e para-regjistrimit pranë përfaqwsive diplomatike-konsullore kompetente.
Vendimi i Ministrisë italiane të Arsimit, Universiteteve dhe Kërkimit për të përshpejtuar procedurat e para-regjistrimit (vitet e shkuara procedurat fillonin vetëm në muajin qershor) ka si qëllim të ndihmojë studentët e huaj të cilët i drejtohen sistemit universitar italian, duke iu dhënë më shumë kohë për të përftuar informacionin e nevojshëm, për të zgjedhur kursin e studimit dhe për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm.
Të gjitha udhëzimet e përgjithshme mbi procedurat e para-regjistrimit dispozitat e Ministrisë italiane të Arsimit, Universiteteve dhe Kërkimit, janë publikuar së bashku me listën e të gjitha kurseve universitare të disponueshme, në faqen e internetit Studiare in Italia ( në adresën http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri).
Studentët e interesuar mund të gjejnë në faqen internet të Ambasadës italiane të gjitha të dhënat e detajuara mbi procedurat që duhet të ndjekin për të kërkuar para-regjistrimin (dhe më pas edhe vizën për studim).
Tepër shkurtimisht, procedurat ndahen në dy faza:
Në një moment të parë, të dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm për proçedurën e para-regjistrimit (do të dorëzohen personalisht nga të interesuarit pranë Ambasadës së Italisë, duke prenotuar një takim nga data 21 mars deri në datën 21 qershor 2013); për të paraqitur dokumentacionin do të jetë e nevojshme të prenotohet një takim me anë të programit “Prenoto online” i disponueshëm në faqen kryesore të sitit të internetit të Ambasadës, duke seleksionuar shërbimin “Regjistrime universitare”.
Studentët duhet të paraqiten në datën e takimit të pajisur me dokumentacionin e mëposhtëm (formularët e nevojshëm mund të shkarkohen nga faqja e Ambasadës italiane):
1- Formulari i regjistrimit (modeli A);
2- Formulari i autentikimit të fotografisë;
3- Kopje e formularit A1 ose A1Z i Maturës Shtetërore, sipas rastit Dëftesën e Pjekurisë, Diplomën universitare të shoqëruar nga Lista e Notave dhe programi i detajuar i Studimeve;
4- Fotokopje e çertifikatës së njohjes së gjuhës italiane të nivelit B2;
5- Fotokopje e pasaportës;
6- Dy fotografi me ngjyra për dokument.
Më pas, nga data 1 qershor deri më 31 korrik, duhet të dërgojnë përmes Albanian Courier (nuk është e nevojshme të paraqiten personalisht në Ambasadë) dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e vizës studim/Universitet.
1- Dëftesa e Pjekurisë apo Diploma Universitare nëse nuk janë dorëzuar gjatë kërkesës për para-regjistrim;
2- Formulari për kërkesën e vizës;
3- Deklaratë mbi të dhënat personale;
4- Pasaportë;
5- Deklaratë për vendbanimin;
6- Sigurim shëndetësor;
7- Vërtetim bankar (bonifico irrevocabile) me shumën prej 4.500 euro në favor të vetë studentit.
Dokumentet shqiptare (dëftesa e pjekurisë, diploma universitare, lista e provimeve dhe programi i detajuar i studimeve) duhet të jenë të legalizuara.
Për udhëzimet e detajuara mbi dokumentacionin që do të paraqitet, ftojmë studentët të lexojnë me vëmendje faqen e posaçme në sitin e Ambasadës italiane në Tiranë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FAZA 1
PARAQITJA E KËRKESËS PËR PARA- REGJISTRIM

FAZA 2
DËRGIMI I DOKUMENTACIONIT PËR KËRKESËN E VIZËS