Sindikatat greke nisën një raund të ri të protestave mbarëkombëtare kundër marrëveshjes që qeveria firmosi të hënën me kreditorët ndërkombëtarë për pjesën tjetër të reformave të cilat do të hapin rrugën jeshile për këstin e fundit në muajin maj.
Protestuesit thanë se reformat janë një "goditje vdekjeprurëse" për rrogat e tyre të ulëta që janë ulur gradualisht si pasojë e masave shtrënguese dhe u zotuan se do të vazhdojnë mobilizimet edhe në ditët e ardhshme.
Mësuesit e shkollave dhe mjekët që punojnë në sektorin publik u larguan nga punët e tyre dhe u mblodhën pranë ndërtesës së parlamentit, duke ngritur parrulla me slogane kundër masave të reja shtrënguese.
Veçanërisht punonjësit civilë protestuan edhe kundër planit të ri të reformës administrative e cila parashikon pushimin nga puna rreth 15 mijë punonjës deri në fundt të vitit 2014.
Greqia mori dritën jeshile nga treshja e Troikës, për disbursimin e këstit të fundit të kredisë me vlerë 2,8 miliardë euro pasi qeveria e koalicionit ra dakord për pushime nga puna në administratën shtetërore dhe pas rezultatit të monitorimit në vend.
Papunësia në vendin helen ka arritur shifrën rekord prej 27.2 për qind, por sondazhet e fundit tregojnë se shumica e grekëve dëshirojnë reformën në sektorin publik duke u shprehur të pakënaqur dhe se kanë fituar pozitën e tyre nëpërmjet përkrahjeve politike.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com