Këtë të hënë kanë nisur regjistrimet e nxënësve në shkollat e sistemit parauniversitar, por edhe në kopshte. Ndryshe nga vitet e tjera regjistrimet janë organizuar të bëhet pranë vetë institucioneve dhe jo në ambientet e drejtorive arsimore. Edhe këtë vit sipas arsimtarëve që janë pjesë e këtij procesi, do të vazhdojë të ndiqet rregulli që nxënësit do të regjistrohen në shkollat pranë vendbanimit të tyre dhe jo në bazë të preferencave.
Prioritet do tju jepet edhe fëmijëve të emigrantëve të cilët do të vazhdojnë studimet në shkollat e sistemit parauniversitar. Vetë prindërit tregojnë se nuk kanë hasur probleme, dhe kanë kryer regjistrimet në bazë të dokumentacionit të kërkuar. Regjistrimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërkohë që sipas arsimtarëve nëse do të ketë fluks nxënësish që nuk kanë gjetur një vend në shkollat e arsimit parauniversitar, regjistrimet do të vazhdojnë edhe pasi të ketë nisur viti shkollor.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com