Prej mëse dy ditësh vendi është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe temperatura të ulëta. Më problematike paraqitet situata në Fushë- Krujë dhe në Kukës, ku kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e makinave. Në Kukës ka pasur edhe rrëshqitje të dherave dhe gurëve, por kjo nuk ka sjellë trafik të rënduar pasi është bërë pastrimi në kohë.
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë qarkun e Kukësit këtë mbrëmje duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të lagështisë në rrugë. Report Tv mëson se shirat e dendur kanë sjellë edhe rrëshqitjen e dherave dhe gurëve në rrugën nacionale, Kukës- Shishtavec, por nga informacionet e marra nga Shtabi i Emergjencave të gjitha rrugët janë të kalueshme pa probleme pasi është bërë pastrimi i tyre. Është punuar për pastrimin e inerteve duke mos sjellë probleme për drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këto akse.
Reshjet e nisura prej ditës së djeshme po vijojnë edhe sot mbi vendin tonë. Më problematike paraqitet situata në Fushë- Krujë , ku reshjet e shiut janë shumë të dendura, edhe pse zonale. Shiu është i dendur dhe është shndërruar në një problem për drejtuesit të mjeteve, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për asnjë incident.