Nisin selekionimet për kombëtaren U-19, Mema: Është një strategji ndryshe nga herët e tjera

Nisin selekionimet për kombëtaren U-19, Mema: Është një strategji ndryshe nga herët e tjera

Rreth 45 futbollistë nga sektori i ekipeve kombëtare janë grumbulluar në Qendrën Sportive të ekipeve kombëtare në Kamëz, ku kanë kryer testime nga më të ndryshme teknike dhe fizike. Kjo në kuadër të seleksionimeve për futbollistët e kombëtares U-19.

Seanca është drejtuar dhe ndjekur me kujdes nga specialistët e ekipeve kombëtare. Sulejman Mema, specialist pranë sektorit të Ekipeve Kombëtare, thotë se falë strategjisë së përdorur është bërë një punë shumë e mirë me evidentimin e futbollistëve të rinj.

“Strategjia është pak ndryshe se herët e tjera. Them që është bërë një punë e mirë, jashtëzakonisht e mirë deri tani. Kërkojmë të ndërtojmë një kombëtare, edhe pse përpara trajneri i ka evidentuar futbollistët e U19-s. Ne mendojmë t’i seleksionojmë për t’ia dhënë të drejtën të gjithëve, ato që janë kryesorët për t’u parë për ekipet kombëtare. Një strategji që mua po më pëlqen deri tani, nga mënyra se si po luajnë këto djem të rinj. Ka shumë, kemi marrë nga të gjithë klubet që ne kemi në Shqipëri.
Them që do t’i japim të drejtë kujtdo për të qenë pjesë e ekipit tonë kombëtar. Nuk e di a do bëhet apo nuk do bëhet, akoma jemi në dilemë, të kampionatit europian që zhvillohet në Çeki. Por këto janë djemtë, së bashku me ata që kemi jashtë, për të zgjedhur më të mirët dhe për të bërë një punë, normalisht që të gjithë të jenë të bindur, që këtu do të hyjë ai që është më i miri”, – tha Mema.

Sakaq, Mema theksoi se ka shumë futbollistë të mirë që janë evidentuar nga ky sektor dhe i bëri thirrje klubeve që të jenë të përgjegjshme, pasi ndikojnë në formimin e tyre.


“Unë e kam thënë me kohë që prurjet nuk janë të këqija, janë prurje të mira. Janë elementë të mirë. Kemi parë deri tani, i ndjekim si për Kupë ashtu edhe për kampionat dhe shikojmë që deri tani, them që janë lojtarët më të mirë të Kupës dhe kampionatit shqiptar të këtyre kategorive. Janë futbollistë që luajnë edhe me ekipet e para, me ekipe te të rriturve që ne kemi. Shpresoj që kjo punë të shkojë mirë.

Deri tani, ne jemi shumë njerëz që e shikojmë këtë punë dhe shikoj që të gjithë janë të preokupuar, të gjithë janë të përkushtuar që t’i japim të drejtën cilitdo për të qenë pjesë e ekipit kombëtar. Ka diçka shumë të rëndësishme, ne i shikojmë, i evidentojmë, i kemi evidentuar, por problemi është se si ato zhvillohen nëpër klube, si ato stërviten nëpër klube. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Klubet duhet të jenë shumë të përgjegjshme, trajnerët e tyre duhet të jenë shumë të përgjegjshëm për t’i rritur nga ana cilësore lojtarët”, – përfundoi eksperti i futbollit, Sulejman Mema.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit