Nisin në Ditën e Flamurit punimet për Aeroportin e Vlorës, Rama: Aeroporti i Mynihut e merr në menaxhim sapo të ndërtohet, garantohet funksionimi (VIDEO)

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës i cili do të jetë gati për fluturime në vitin 2025 dhe do të hapë rreth 1 mijë vende pune, nisën sot zyrtarisht. I pranishëm në ceremoni, në këtë ditë të 109-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte Kryeministri Rama i cili nënvizioi se ky aeroport është vepër historike jo për Vlorën, por për Shqipërinë edhe për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët.

Në krah të Ramës dhe ministres Balluku, ndërtuesi nga Kosova, Behgjet Pacolli tha se bëhet fjalë për një vepër madhështore.

"Shumë i lumtur që kjo ndodh në qytetin që e kam kaq shumë përzemër me këtë vepër madhështore. Do të jetë aeroporti më i bukur dhe më funksional i këtyre trojeve", tha ai.

Për kryeministrin Rama nga të gjitha punët e qeverisë, kjo ka qenë më e vështira.

“Mu desh të përballoj të gjithë padurimin e vlonjatëve që dihet që janë kampionët e padurimit në gjithë universin shqiptar", u shpreh ai.

Sipas Ramës Aeroporti i Vlorës do të jetë në aleancë me aeroportin e Mynihut që është një nga fuqitë më të mëdha të transportit ajror, jo vetëm në Europë, por edhe në botë.

"Aeroportet janë si klane familjare. Nuk mjafton që të ndërtosh një infrastrukturë të bukur", vijoi ai.

Pista, e cila do të ndërtohet në Akërni, do të jetë rreth 3 kilometra e gjatë dhe do të mundësojë fluturime transoqeanike.

“Ky aeroport bëhet porta e 3 ndër 4 porta nga qielli që duam të hapim për Shqipërinë pas atij të Tiranës, atij të Kukësit dhe përpara se të nisë puna për portën e katër që është aeroporti sezonal për aeroportin e Sarandës që do të shërbejë për sezonin e pikut turistik”.

Ky investim mbi 100 milionë Euro, premtim i kryeministrit Rama për mandatin e tretë, pritet që të hapë hap 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. Në mëngjes herët Rama publikoi edhe emblemën dhe emërtimin që do të mbajë kjo vepër. Do të quhet Aeroporti Ndërkombëtar “Ismail Qemali”.

Edhe pse zyrtarisht puna për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës  nisi sot prej disa ditësh në zonë  mbërritën kamionët me materialet e para për punimet. Me mbërritjen e tyre disa banorë të fshatit Akërni por edhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar që të mos nisin punimet.

Më 20 prill u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike. Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërton Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:31
Ndërtimi i aeroportit/ Rama: U përballa me  kampionët e padurimit që janë vlonjatët por ia dolëm

 

Kryeministri Rama dha disa detaje 'prapaskena' për punën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

"Vlora ka historinë e saj për transportin ajror, këtu ku ndodhemi është ndërtuar dhe aerodromi që në 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Në këto gjurmë ne sot fillojmë një histori të re, me një mik të mirë, me një njeri më të shquar të sipërmarrjes sonë. Personalitet që me veprat e tij e ka cuar emrin në shumë vende të botës, çmohet prej shumë njerëzve për veprat që ka bërë. Kam nderin ta konsideroj mikun tim, bacën Bexhet, për përshirjen në këtë aventurë të përbashkët. Për të ardhur deri këtu ka qënë më e vështira, për dreq duhej bërë në Vlorë, mu desh të përballoja të gjithë padurimin e Vlonjatëve që dihet se janë kampionët e padurimit në të gjithë universin shqiptar", tha Kryeministri.

Ora 11:23
Aeroporti i ri i Vlorës, Rama: Aleanca me aeroportin e Mynihut garanton cilësinë dhe të ardhmen

 

Në fjalën e tij në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, Rama tha se lajmi i madh është marrëveshja me aeroportin e Mynihut.

"Mbi këtë gjurmë të aerodromit të vjetër në sot fillojmë një histori të re së bashku me një mik të mirë, një më të shquarit e sipërmarrjes sonë kombëtare, Behgjet Pacolli.

Ne nuk reshtëm së bëri përpjekjet deri sa gjërat erdhën aty ku duhet. Dhe më në fund u gjet forca e duhur përt ta ccuar përpara këtë projekt. Sot ne jemi këtu jo vetëm me konsorciumin por edhe më një aleancë të aeroportit të Mynihut, që është një nga më të fuqishmit të transportit ajror në botë.  Kanë nisur ta monitorojnë projektin që në fillim dhe janë të gatshëm ta marrin aeroportin e Vlorës që në momentin e parë kur do të jetë gati për fluturimet. Kjo aleanca me aeroportin e Mynihut garanton menaxhim të nivelit më të lartë por edhe sinergjinë me aeroporte të tjera", tha Rama. 

Ora 11:14
Aeroporti i Vlorës, ministrja: Do të hapë rreth 1 mijë vende pune, përfundon në prill 2024! Nis fluturimet në vitin 2025

 

Në nisje të punimet për Aeroportin e Vlorës në fjalën e saj, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, është shprehur se aeroporti do të jetë gati për fluturime në vitin 2025 dhe do të hapë rreth 1 mijë vende pune.

“Është gëzim i madh që 109 vjetori i Pavarësisë përkon me një vit të shënuar për Vlorën dhe për Shqipërinë. Aeroporti i Vlorës ka qenë dhe plani kryesor i fokusit të qeverisë, ky është projekt i të gjithë trevave shqiptare dhe na bën krenarë sot më shumë se kurrë. Unë kam folur me skuadrat e mia më kanë thënë se s’kemi qenë kurrë në një kantier kaq të madh. Edhe kjo balta e ka zhurmën e bukur, dhe nuk na prish punë pse jemi bërë me baltë. Ky është një aeroport militar i ndërtuar në 1900 dhe ne na është dashur që të plotësojmë kushtet për mbrojtën e vendit. Aeroporti  i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh ndërkombëtar në vendin tonë, që synon që të hapë 1000 vende pune, dhe të hapet në prill të vitit 2024 dhe të fillojë fluturimet në 2025”, ka thënë ajo.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erti: 28/11/2021 14:26

    gezuar 28 nentorin urime dhe mbar e kollaj fillimi i punimeve per aeroportin e vlores

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes