Juventus ka bërë një nga nisjet më të këqija të sezonit në histori, pasi në 9 ndeshja ka marrë vetëm dy fitore, duke vënë në pikëpyetje të madhe trajerin Allegri, i cili është më i paguari në Seria A. Madje tifozët kanë kërkuar me kohë largimin e tyre, por duket se të paktën për momentin kjo është e pamundur.
Siç raporton “Corriere della Sera”, presidenti Angelli dhe drejtori Arrivabene kanë dhënë vendimin se Alegri duhet të vazhdojë me bardhezinjtë dhe se janë kundër shkarkimit, duke hedhur poshtë idenë e dhënë nga Nedved.
Gjithsesi, ata i kanë shprehur teknikut italian se duhet të bëhen ndryshime të menjëhershme, në mënyrë që të sjellin rezultate, ndryshe do të merren masa të rënda për trajnerin italian.