
Foto ilustruese
Lëshime të reja raketash nga Libani u raportuan sot (26 Dhjetor) në shpatet e malit Hermon, në kufirin verior të Izraelit dhe në Shomera, një fshat izraelit që ndodhet pak kilometra larg kufirit.
Kështu njoftoi Zëdhënësi ushtarak sipas të cilit forcat ajrore izraelite u përgjigjën duke goditur një "infrastrukturë terroriste të Hezbollahut".
Për më tepër, shtoi zëdhënësi, një raketë tokë-ajër u lëshua nga Libani në drejtim të një avioni ushtarak izraelit që vepronte në zonë dhe i cili "përfundoi misionin e tij të padëmtuar".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Pasi i zhvarrosi Izraeli kthen trupat e 80 viktimave palestineze, Hamas: U janë marrë organet! OKB-ja emëron zëvendëskryeministren holandeze si koordinatore të ndihmës për Gazën








