Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar ditën e sotme nxënësit, mësuesit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Kurti tha se për sigurimin e teksteve shkollore kanë nisur një rrugë të re, thekson se për herë të parë po ndajnë mjete shtesë për materiale shkollore të nevojshme për nxënësit.
Ai tha se me punë dhe përkushtim do të realizojnë misionin për një arsim cilësor, që edukon, shkollon dhe përgatit për përmbushjen e ëndërrave, synimeve dhe potencialit të studentëve.
Si përfundim, Presidenti i Kosovës tha se arsimi për këtë vit shkollor po zgjerohet në 12 profile të ndryshme, në 21 shkolla profesionale dhe 13 komuna, duke ndërtuar kështu urën ndërmjet arsimit dhe ekonomisë, diplomës së shkollës dhe vendit të punës.
“Të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër, urime fillimin e vitit të ri shkollor. Në veçanti, uroj të gjithë nxënësit që për herë të parë ulen në bankat shkollore. Për ta sot fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre por edhe të shtetit të Kosovës. Për të përmbushur obligimin tonë për të siguruar tekstet shkollore, këtë vit kemi zgjedhur një rrugë të re. Po ashtu, si asnjë vit më parë, përveç teksteve shkollore po ndajmë edhe mjete shtesë për materiale shkollore të nevojshme për nxënësit tanë. Arsimi dual për këtë vit shkollor po zgjerohet në gjithsej 12 profile të ndryshme, në 21 shkolla profesionale dhe 13 komuna, duke ndërtuar kështu urën ndërmjet arsimit dhe ekonomisë, diplomës së shkollës dhe vendit të punës. Ndërkohë që kemi miratuar Ligjin për Edukim në Fëmijërinë e Hershme, kemi finalizuar kurrikulën për edukim në fëmijërinë e hershme dhe jemi duke investuar në rritjen e përfshirjes së fëmijëve në këtë nivel të edukimit. Me punë e përkushtim do të realizojmë misionin tonë për një arsim cilësor, që edukon, shkollon dhe përgatit për përmbushjen e ëndërrave, synimeve dhe potencialit të rinisë sonë. Ju qoftë një vit i mbarë e i suksesshëm”, ka shkruar Kurti.
Lajmi kryesor: