Nisja më e dobët në 50 vite dhe gola të pësuar çdo 18 ndeshjet e fundit, në Itali analizojnë Juventusin! 5 arsyet e krizës

Nisja më e dobët në 50 vite dhe gola të pësuar çdo 18 ndeshjet e fundit, në Itali analizojnë Juventusin! 5 arsyet e krizës

Në Itali po mundohen të zbulojnë arsyet përse Juventusi ka bërë nisjen më të keqe të sezonit në 50 vitet e fundit. ‘Zonja e vjetër’ që në katër ndeshje ka vetëm 2 pikë çedon në disa aspekte, por kryesorja është mungesa e një grupi të bashkuar.

Problemet deri më tani numëron disa, por më kryesorja vjen nga mesfusha. Përshembull Ramsey që fiton mbi 400 mijë euro në javë është aktivizuar vetëm një herë si titular, ndërsa Rabiot përsërit gjithmonë të njëjtat gabime, duke e vendosur sskuadrën në shumë vështirësi ashtu sikurse me Milanin. Allegri ndërkohë është shumë i irrituar edhe me Frederico Chiesan, një nga futbollistët thelbësorë të Italisë në Europian.

Largimi i Ronaldos është një tjetër arsye, pasi tashmë mungon sulmuesi që të siguron mbi 25 gola, por edhe mbrojtja që vuan. Në 18 ndeshjet e fundit në Seria A prapavija e Juventusit ka pësuar të paktën një gol. Mundësia për t’i ndrushuar faqe kësaj skuadre është që sonte, me ‘zonjën’ që luan në transfertë kundër Spezia-s, skuadrës së ngjitur këtë sezon në Seria A.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë