Nisma "Buka n’strajc",Veliaj: Jepini
fëmijëve ushqimin me vete
fëmijëve ushqimin me vete">
TIRANE-Bashkia e Tiranës ka nisur nismën “Buka n’strajc”, në shkollat e kryeqytetit, nismë kjo e cila synon të nxisë të ushqyerit e shëndetshëm për fëmijët.
Nismës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shërbeu një grupi fëmijësh ushqim bio me prodhime vendase, duke u bërë apel prindërve që të përdorin sa më shumë ushqime të pasura me vitamina dhe kalori dhe sa më pak produkte të konservuara që nxisin sëmundjet e mbipeshës.
“Para 25 vitesh, problemi kryesor në Shqipëri ishte se s’kishim mjaftueshëm për të ngrënë. Problemi që kemi sot është se hamë më shumë se ç’duhet dhe oboziteti është sëmundja kryesore e fëmijëve. Ndaj, duam të nxisim prindërit me nisma të tilla, duke shkuar në çdo oborr shkolle, në pushim të madh, për t’u thënë: Mos i ushqeni më fëmijët me patatina, me pije të gazuara me shumë sheqer, por ushqimi i shëndetshëm, buka me vete, është mënyra më pak e kushtueshme, por edhe më shumë e shëndetshme për të pasur një Tiranë, e cila vlerëson shëndetin te fëmijët, që ushqehet me të gjitha kaloritë dhe nesër nuk rritet si klient spitalesh, por si një qytetar i shëndetshëm i Tiranës”, tha Veliaj.
[gallery]21850[/gallery]
Nisma “Buka n’strajc” vjen si ndërgjegjësim për prindërit, të cilët duhet t’ua japin bukën me vete fëmijëve të tyre, të gatuar me prodhime bio që në shtëpi, në mënyrë që ata të mos blejnë dhe përdorin ushqime të gatshme dhe të konservuara.
“Gjenerata e re është në fakt paja e Tiranës. Në qoftë se ne i inkurajojmë fëmijët të hanë shëndetshëm, të hanë produkte organike, besoj se mund të kemi një qytet shumë herë më të mirë se qyteti që kemi sot”, shtoi kryebashkiaku i Tiranës.
Ai kërkoi që edhe restorantet apo ambulantët që shesin pranë shkollave dhe këndeve të lojërave të përdorin vetëm ushqime të shëndetshme, duke dekurajuar përdorimin e ushqimeve të gatshme dhe të paketuara.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?
-
Po
10.7%
-
Jo
85.6%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 4945
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në minierën e Martaneshit, 3 minatorë të plagosur! Njëri niset me helikopter drejt Tiranës
21 Maj, 13:44
-
Vdekja e presidentit Raisi, Irani në krizë për pasardhësin! Zgjedhjet mbahen në 22 qershor, ende s’ka një kandidat potencial
21 Maj, 13:27
-
Mashtrimi me mikrocreditë, BSH nis hetimin dhe ndaj kompanisë 'Final' Sejko: Ka lidhje me kompaninë MCA
21 Maj, 13:25
-
Klubi i Premier League kërkon Kristjan Asllanin
21 Maj, 13:19
-
Me markat më luksoze në Big Brother, Françeska Murati zbulon si qëndron e vërteta e veshjeve të shtrenjta
21 Maj, 13:14
-
Protestuesit e Rithemelimit sherr mes njëri-tjetrit, plasin grushtet dhe shqelmat
21 Maj, 13:14
-
Vranë 25-vjeçarin shqiptar në Athinë 16 vjet më parë, arrestohen dy autorët në Korçë! Do ekstradohen drejt Greqisë (Emrat)
21 Maj, 13:08
-
Mashtrimet me kreditë nga MCA, Sejko shpjegime tek Ekonomia: S'kishim informacion për hetime, revokimi i licencës nuk çliron qytetarët nga kredia e papaguar
21 Maj, 13:07
-
Zyrtare/ Befasi nga mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos tërhiqet nga futbolli pas Europianit 2024
21 Maj, 12:53
-
Berat/ Trafikoi ‘nusen’ në Itali për prostitutë, 17 vite burg për vjehrrën tutore! E kërcënonte se do i vriste mamanë
21 Maj, 12:45
-
E përlotur, Fjoralba flet për të ëmën e ndjerë: Kraharori më i ngrohtë për cilindo fëmijë
21 Maj, 12:44
-
Një dash në vend të trofeut, sportisti i Teutës fiton në Mundjen Tradicionale
21 Maj, 12:42