Nisma e 15 shefave të njohur të kuzhinës në Lezhë, mbrëmje bamirësie! Mblidhen 15 mijë euro për vajzat e dhunuara

15 shefa të njohur kuzhine në Lezhë u bënë bashkë në një mision të veçante dhe human në mbeshtetje të qendrës rezidenciale "Rosalba", ku strehohen vajzat e mitura që kanë mbetur jetime apo kanë rënë pre e dhunës.

Me mbështjen e “Rotary Club of Lezha” kuzhinieret organizuan një mbrëmje bamiresie, ku u mblodhën 15 mijë euro. Këto të ardhura do të shkojnë për 20 vajzat e qendrës “Rosalba”.

“Janë 170 veta që kanë mbështetur nismën tonë për të dhënë kontribut për këta fëmijë”,- tha Alfred Marku, shef kuzhine.

Pjesë e mbrëmjes u bënë dhe artistët e vegjël të shkollave 9-vjecare.

Ndërsa fteses për të kontribuar iu përgjigjen dhjetëra qytetarë por dhe drejtues institucionesh dhe përfaqësues nga biznesi.

“Të gjithë njerëzit që sot janë këtu bëjnë një detyrë fisnike. Ajo qendër here pas here mirëpret vajza me probleme, ato bëjnë mësim në shkollën tonë”, tha Bardhok Pulaj drejtor i shkolles 9-vjecare në fshatin Gjader.

Drejtuesja e "Rosalba"-s është murgesha Alma Zogu e cila vlerësoi kontributin e donatorëve.

“Qendra jonë është në Gjadër dhe strehon vajza nga gjithë Shqipëria. Mbështetja për këtë qendër është e nevojshme”,- tha motër Alma.

Qendra rezidenciale "Rosalba" ndodhet në fshatin Gjader të Lezhës dhe është ngritur 8 vite nga Kisha Katolike për ti ardhur në ndihmë vajzave të mitura pa kujdes prindëror.

K.M/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?