Dy partitë opozitare, që kanë lidhur koalicion parazgjedhor vazhdojnë, t’u bëjnë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në protestën e 14 majit.
Një nga kërkesat kryesore është edhe kundërshtimi i demarkacionit me Malin e Zi, dhe pse tashmë ky është edhe një kusht i vënë nga Komisioni Europian, në mënyrë që kosovarët të lëvizin më shpejt lirshëm në Evropë.
Në AAK nuk e shohin këtë si kundërshtim ndaj Evropës, duke ftuar edhe më tutje qytetarët të marrin pjesë në protestë.
Edhe deputeti i Nismës Enver Hoti, ka thënë se një nga kërkesat kryesore në protestën e 14 majit do të jetë rishikimi i demarkacionit me Malin e Zi. Hoti ka vazhduar ta quajë të padrejtë kërkesën e Komisionit Evropian.
Analisti Albert Krasniqi ka thënë se me dy vendimet e fundit atë për liberalizimin dhe pranimin në UEFA, qeveria është në avantazh, dhe kjo mund ta dobësojë paksa opozitën, sidomos edhe pas përplasjeve që kanë mes vete.
Krasniqi ka thënë se nuk mund të falet tokë e Kosovës në këmbim të liberalizimit, prandaj kjo periudhë duhet të shërbejë për marrëveshje mes pozitës dhe opozitës.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com