Tirane- Një strukturë e posaçme, nënkomision parlamentar, pritet të ngrihet në Kuvend i quajtur “Për Auditimin e Sektorit Publik”. Vetë kuvendi ka propozuar ngritjen e nënkomisionit brenda Komisionit të Ekonomisë dhe Financave që synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien për përdorimin e burimeve publike.
Sipas projektvendimit, ky nënkomision i cili do të përbëhet nga 5 anëtarë, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës, synon gjithashtu që të sigurojë llogaridhënien e Kontrollit të Lartë të Shtetit në Kuvend, duke u kujdesur të specifikohet se nuk do të ndërhyhet në pavarësinë e institucionit më të lartë auditues në vend, përveç raportimit vjetor që KLSH bën para kuvendit për veprimtarinë brenda 365 ditësh.
Ajo çka është me rëndësi, është se në projektvendim, nënkomisionit i jepet e drejta e auditimit financiar të vetë Kontrollit të Lartë të shtetit, duke shqyrtuar projektbuxhetin vjetor të institucionit përmes audituesve të jashtëm që do të përzgjidhen nga ky nënkomision për të kryer kontrollin e financiar të KLSH.
Nënkomisioni do të shqyrtojë gjithashtu raportet e qeverisë mbi zbatimin e buxhetit të shtetit dhe raportet e KLSH mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e buxhetit të shtetit. Zbatimi ose jo i gjetjeve dhe rekomandimeve të KLSH për institucionet e audituara do të jetë gjithashtu në fokus të punës së kësaj strukture.
Nënkomisoni do të përbëhet nga 5 anëtarë ndërsa do të bashkëdrejtohet nga Enslemvera Zake e PS dhe Emilja Koliqi e PD. Anëtarët e tjerë janë Alban Xhelili dhe Pranvera Resulaj të mazhoranca si dhe përfaqësuesja e dytë e opozitës në këtë tryezë Sorina Koti.
Përbërja e komisionit1- Enslemvera Zake e PS
2-
Emilja Koliqi e PD
3- Alban Xhelili - PS
4- Pranvera Resulaj - PS
5- Sorina Koti -PD


Projektvendimi
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
71.8%
-
Jo
23.8%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 202
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjidhen kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së! Fatjon Hoxhalli në krye, ja sa vota morën në Parlament! (EMRAT+DETAJET)
17 Mars, 15:00
-
Deputeti dhe deputetja që do të donim në Kuvendin e Shqipërisë pas 11 majit 2025
13 Mars, 17:22
-
Braçe reagon pas kritikave: 'Tërbimi' im është për mbrojtjen e bujqësisë, jo për pozita politike
12 Mars, 09:22
-
Riformatohet Këshilli Drejtues i RTSH! EMRAT e përzgjedhur votohen të enjten
11 Mars, 14:54
-
Tabaku: Qeveria po mbyll sesionin parlamentar me ligje të porositura, Transparency International e ka cilësuar si qeveri të kapur
11 Mars, 10:50
-
Ministri i Mbrojtjes, Vengu: Negociata me 5 kompani ndërkombëtare për prodhim armësh
10 Mars, 22:30
-
Berisha e Mediu në Kuvend bëjnë politikë me vdekjen e Andis Harasanit, kryetari i PD-së: E përzutë! I përgjigjet Spiropali e Balla: Bufi e korbi s’janë larg mes tyre
10 Mars, 09:10
-
SPAK operacion, ‘arrest shtëpie’ për avokatin Bardh Koçi, si auditues në KLSH i kërkoi 4 mijë euro një gruaje nën hetim për ndikim te gjyqtari
1 Mars, 12:54
-
Çfarë nuk u pa nga seanca/ Pikëtakimi i së enjtes: Në foltore me ‘këmbë e duar’, në karrige ‘përqafuar’ (FOTOT)
27 Shkurt, 12:50
-
Shqipëria në krah të Ukrainës/ Kuvendi dhe ambasada e Ukrainës përkujtojnë luftën 3-vjeçare, të ftuar personalitete të kulturës
24 Shkurt, 19:40
-
U kallëzua nga KLSH për dëmin 33 mln lekë me prokurimet publike, ish-kreu i Bashkisë së Kavajës në SPAK! Roshi pas daljes: Për disa veprime, s'mu komunikua akuzë! (VIDEO)
24 Shkurt, 13:27
-
Konferenca për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare, Spiropali: Objektiv anëtarësimi në BE brenda 2030, përgjegjshmëria dhe transparenca parësore për Kuvendin
19 Shkurt, 09:37
KLSH kurrë nuk ka qenë i pa varur përkundrazi është njëlloj si partia e NON GRATËS....është një institucion ku titullari bën si i thotë partia,shikoni kush e ka drejtuar e kush e drejton....
PërgjigjuKLSH është kthyer në KLSHurra ku bëhen abuzime të mëdha,ka qenë dhe është një institucion tërësisht i varur nga Sali non grata shikoni vetëm ndër vite se kush e ka drejtuar dhe e drejton,aty është mbledhur llumi dhe jam i bindur që shumë shpejt do të bëhet objekt për SPAK.
PërgjigjuParadoksi donkishotesk i radhes! Nje kontrollues qe do te kontrolloje Kontrollin e Larte te Shtetit! Sa per kuriozitet, ata /audituesit e jashtem/ qe do te perzgjedhe nenkomisioni ne c'kuptim jane te jashtem,jane /te huaj/,apo /te jashtem/ne kuptimin jashte Kuvendit? Mos valle po krijohet mundesia e nje tenderi tjeter per /t'u perlare/ nga keta /te jashtem/,ne emer te kontrollit te KLSH?!
PërgjigjuPo si do kontrolloni nje institucion te pavarur?! A ju sjeni mire, as ligjet tuja nuk respektoni! I kontrolloni te gjithe, por kontrolloni veten ne radhe te pare. Klsh po ben punen me se miri
Përgjigju????me ne fund
Përgjigju