Nisma e re për pallatet, synon
të frenojë shitjen e dyfishta

Qeveria ka ndërmarrë një nismë me qëllim që t’i japë fund abuzimeve të kompanive të ndërtimit në dëm të bankave dhe qytetarëve që porosisin apartamente, apo dyqane e zyra. Sipas ndryshimeve ligjore, kompanitë e ndërtimit do të kenë detyrimin ligjor të regjistrimit të lejës së ndërtimit, ashtu edhe të kontratave të sipërmarrjes të lidhura ndërmjet zhvilluesit të pronës, pronarëve të truallit dhe blerësve apo porositësve të apartamenteve, apo ambienteve të godinës që ndërtohet.

Ndryshimet synojnë të ndalojnë shitjen e apartamenteve apo godinave më shumë se 1 herë apo vendosjen e tyre si garanci për kredi pa dijeninë e porositësve.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën