Nisma “Mbroje Mjedisin” po përkrahet nga artistë të shumtë

/ATSH/ - Nisma  e Ministrisë së Mjedisit "Mbroje Mjedisin" po gjen çdo ditë e më shumë përkrahje nga personazhe të njohur të artit, kulturës, medias dhe sportit.
"Natyra është artistja më e bukur! -apelon kantautori i njohur, Pirro Cako. "Shpëto tokën, është planeti i vetëm ku mund të kërcejmë" apelon çifti i njohur i balerinëve, Enada dhe Gerd Vaso.

Po kështu edhe mjaftë artist apop figura të ekranit, ngrenë zërin e tyre në mbrojtje të mjedisit.

"Të mbrojmë mjedisin së bashku" - apelojnë muzikanti Bledar Sejko dhe fotografi i "qiejve" Alket Islami. "Natyra është muzikë" shkruan reperi Noizy ndërsa apeli i dy aktorëve të humorit, Bes Kallaku dhe Erion Isai vjen nëpërmjet batutave të njohura të Portokalli-së. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i është bashkuar nismës duke shkruar: "Bëjmë sport në një ambjent të pastër , ndiko dhe ti!

Nisma 'Mbroje mjedisin" synon të përfshijë figura të njohura të shoqërisë shqiptare për të sensibilizuar qytetarët që të japin kontributin personal në ruajtjen e mjedisit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja