Nisma, ministritë nuk do të kalojnë
projekte pa bërë konsulta në publik

Nisma, ministritë nuk do të kalojnë<br />projekte pa bërë konsulta në publik
TIRANE- Projektligjet që do të paraqiten për miratim në Qeveri do të duhet të kalojnë më parë në një konsultim publik. Drafti i është parqitur për shqyrtim Kuvendit. Ndërkohë që me të vendoset kthimi i draftit të miratuar në ditët e fundit të qeverisë “Berisha”, i cili kërkonte që pasardhësi i tij në pushtet do të duhet që për çdo nismë që merrte ta diskutonte më parë me publikun ose më palët e interesuara.

Në draftin, i cili do të kalojë për diskutime në komisionet parlamentare është parashikuar që institucionet të garantojnë publikimin në regjistrin elektronik të projektaktit, të njoftimit për konsultim dhe të dhënave të lidhura me konsultimin e projektakteve. Po ashtu do të duhet të bëhen publike planet vjetore të organeve publike që lidhen me procesin e vendimmarrjes. Ndërkohë që koordinatorët e posaçëm që do të vendosen në çdo institucion do të kujdesen për dhënien e informacionit në lidhje me procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik në të gjitha fazat, duke filluar nga publikimi i projektaktit, marrja e komenteve dhe rekomandimeve për përmirësimin e tij, organizimi i debateve publike e deri te miratimi i aktit përfundimtar.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’