Nisma 'Open Balkan', Rama më 3 dhe 4 nëntor viziton Beogradin, takim me Vuçiç dhe Zaev! Do flitet për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave

Nisma 'Open Balkan', Rama më 3 dhe 4 nëntor viziton Beogradin, takim me Vuçiç dhe Zaev! Do flitet për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave

Kryeministri Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev

Ditën e martë, datë 2 nëntor, kryeministri Edi Rama niset drejt Serbisë. Në datat 3 dhe 4 nëntor Rama do të jetë i pranishëm në Beograd, ku edhe do të zhvillohet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativë të 'Open Balkan'.

Kreu i qeverisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve. Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura e më pas do të ketë një konferencë të përbashkët.

Ende nuk dihet nëse në Beograd, janë thirrur të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë hedhur hapin për t’ju bashkuar kësaj nisme.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 01/11/2021 00:38

    Kerko azil tek ata fishist dhe mos u kthe mbrapa o tradhtar kobi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela