PRISHTINË, 27 Shkurt/ATSH/.- Nisma për Kosovën ka shënuar 1-vjetorin e themelimit të saj, në një ceremoni ku u theksua se, Nisma ka ardhur në skenën politike si alternativë për t'i thënë stop të keqes, mashtrimit të qytetarëve e kapjes së shtetit.
Sipas KosovaPress, lideri i Nisma-s Fatmir Limaj tha se shteti qeveriset nga një koalicion i mosbesimit, meqë ata nuk i besojnë njëri-tjetrit.
Ndërsa, sipas tij, Gjykata Speciale, papunësia dhe migrimi i qytetarëve është rezultat i qeverisjes së keqe.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s për Kosovën, Jakup Krasniqi ka ftuar të gjithë qytetarët të cilët nuk duan t'i nënshtrohen asnjë mendimi despotik apo liderëve politik, të bashkohen për ndryshim.
"Misioni ynë është të hapim një faqe të re në jetën politike", tha ai.Sipas Krasniqit, Nisma është një frymë e re qytetare që i duhet Kosovës së pavarur sovrane dhe demokratike.
Nisma për Kosovën u themelua me 28 shkurt 2014, pasi dy ish udhëheqësit e PDK-së, Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj vendosën t'i ndajnë rrugët me PDK-në./m.m/