Vendimi i qeverisë shqiptare për t’u tërhequr pjesërisht nga moratoriumi i importit të mbetjeve pritet të zyrtarizohet nga Kuvendi më 22 shtator, kur është planifikuar edhe votimi i nismës.

Kjo e fundit është propozuar nga tre deputetë të mazhorancës dhe parashikon lejimin e importit të mbetjeve jo të rrezikshme. Kjo nismë është argumentuar nga propozuesit e saj si një rrugëdalje nga kriza për sektorin e riciklimeve.