Nisma për shkarkimin e Metës, Rama: T’i shkohet deri në fund, kjo që ka bërë është hata

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se procesit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra shumica do i shkojë deri në fund. Gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr.2, ku ishte e pranishme edhe anëtarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, kryeministri e pyeti se si po ecën procesi për shkarkimin e kreut të shtetit, pasi anuloi datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, që më pas u ligjërua nga Kolegji Zgjedhor. "Nesër kemi raportin dhe e vendos seanca datën" tha deputetja e PS-së. Ndërsa më pas Rama shtoi me vendosmëri se 'Duhet çuar deri në fund ai proces, kjo është një hata Kushtetuese dhe institucionale" tha ai.

E ndërsa nuk komentoi sërish vendimin e Kolegjit, Rama e vendosi theksin te procesi zgjedhor të jetë sa më korrekt. "Gjëja e rëndësishme për ne është që procesi të jetë sa më korrekt. Pluralizmi është të gjithë në një mendje, që secili mund të zgjidhet nëse dëshiron. Nëse nuk do të marrësh pjesë në zgjedhje nuk mund të marrësh peng të gjithë dynjanë.

Nuk ka shans të ndodhë që të merret peng procesi. Ne shikojmë një rënie të kuponëve, ka lidhje, pasi është atmosfera e paligjshmërisë dhe klima e krijuar që bjeri murit me kokë dhe shkel ligjin. Kush ka bojkotuar zgjedhjet e ka pësuar më pas. Ky lloj bojkoti është harakiri, vetëvrasje" tha ai.

Në fund të takimit nuk munguan batuat që në qendër kishin sërish kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. "Ja këtu (në filxhan) bashkohen dy rrugë që ecin paralele  dhe bashkohen në fund. Në fund të rrugës mbetet një 'I' prapa...është me kokë lart me pikë poshtë, me kokë lart dhe me pikë poshtë. Po unë piktor jam me zhgarravina merrem gjithë ditën. Puna është ta interpretosh, unë s’di Monika e interpreton. Mirë ju lashë…Filxhanin e pamë, jemi për rrugë. Kemi 2 rrugë sot edhe…Në fund për mirë dalin" ironizoi kryeministri.

Të gjitha etapat/ Ja procedura parlamentare për të shkarkuar Presidentin e Republikës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 25/06/2019 13:03

    Politikanet shqiptare Jane padrinot e qyteteve te shqiperise. Edi Rama nuk eshte pa mbeshtetje popullore. E gjitha behet se nuk ka dal njeri deri me sot ta sfidoje politikisht akoma.

    Përgjigju
  • KAROCJER REXHEP LEKA [ KEPI ]: 25/06/2019 11:49

    Edi Rama hec përpara për ktë pun ju ka votuar populli. Mos u mdrni me tipa si like floriri e krimineli hajdut lyli. Ata i ka përbuzur populli. Ec përpara.

    Përgjigju
  • Edi: 25/06/2019 11:45

    Edi rama per dy gjera themelore do mbahesh mend e do hysh ne histori,e para qe shembe te gjthe piramiden e drejtesise qe nuk kishte Zot qe ti luante Gjin Gjonet me compani,dhe e dyta jo per nga rendesia qe shpartallove Liken dhe Monen e i nxorre cullak ashtu sic jane ne te vertete.

    Përgjigju
    • CaBone: 25/06/2019 14:29

      A te ngel hatrri vlla ti shtojm dhe shkuljen e bixhozit? Respekte

  • referendum: 25/06/2019 11:12

    REFERENDUM REFERENDUM REFERENDUM REFERENDUM REFERENDUM REFERENDUM REFERENDUM vetem keshtu e gjen belane BEJENI O TE PAUDHE DHE TE SHOFI floriri i vockel me flok ne dole

    Përgjigju
  • Goni: 25/06/2019 10:40

    Vasilika Hysi flet per ligjshmeri hahahaaaaaa....po burrin e mban Drejtor te Sherbimit te Proves edhe pse ka 1 vit i dal ne pension hahahaaaaa....tallava komplet keto kafet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë