Nisma Thurje i kërkon Autoritetit të Konkurrencës hetime për çmimin e naftës dhe gazit: Ka dyshime për marrëveshje ‘kartel’

Nisma Thurje i kërkon Autoritetit të Konkurrencës hetime për çmimin e naftës dhe gazit: Ka dyshime për marrëveshje ‘kartel’

Foto ilustruese

Ditën e sotme Nisma Thurje i është drejtuar Autoritetit të Konkurrencës për t'i kërkuar nisjen e hetimit për çmimin e naftës dhe të gazit në tregun e pakicës, pasi dyshohet për marrëveshje mes pikave të shitjes së karburantit.

Në shkresën e drejtuar Autoritetit të Konkurrencës, theksohet se pavarësisht uljes së çmimit të karburantit në tregjet ndërkombëtare dhe rënies së kursit të këmbimit të dollarit amerikan, nuk ka patur asnjë ndryshim në çmimin e karburantit në tregun vendas.  

“Sipas informacioneve që disponojmë, ka patur një ndryshim të konsiderueshëm në çmimet e karburanteve në bursat ndërkombëtare, të cilat nuk janë pasqyruar në tregun vendas. Në të njëjtën kohë, kursi i këmbimit të dollarit amerikan ka pësuar një rënie rreth 5% por edhe kjo nuk ka patur ndonjë efekt të dukshëm në çmimet e karburanteve në Shqipëri të cilat kanë mbetur në nivelet e para një muaji”- thuhet në denoncim.

Ndërsa në denoncim theksohet se fakti që çmimi i naftës mbetet shumë i lartë në të gjitha pikat e shitjes njëkohësisht, Nisma Thurje shkruan se ka dyshime të arsyeshme që këta operatorë të kenë një marrëveshje për të mos ndryshuar çmimet.

“Ky fenomen ku çmimi i naftës mbetet shumë i lartë njëkohësisht tek të gjitha pikat e shitjes me pakicë, krijon dyshime të arsyeshme se mund të ketë një dakordësi mes operatorëve në treg për të fiksuar çmimet e naftës dhe të gazit, çka bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e Konkurrencës përveç faktit që përbëjnë shkelje penale”-argumentohet më tej.

Nisma Thurje ka deklaruar se do t’i drejtohet edhe prokurorisë pasi një praktikë e tillë, përbën vepër penale që ndalohet me ligj.

Denoncimi i Nismës Thurje

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nik: 13/12/2023 17:36

    SPAK duhet te hetoj KM,guvernatorin e Bankes dhe importuesit e naftes per grupe te strukturuar kriminal. Mbajtja e lart e cmimit te naftes si dhe shveleresimi i qellimshrm i euros zhvasin xhepat e shqiptarve dhe te emigranteve per te mbushur arken e shtetit dhe xhepat e ketij grupi te strukturuar kriminal. Mos reagimi qytetar i jep dore te lire ketyte banditeve per ta thelluar akoma me shume kete grabitje mostruoze. Shpresoj qe te vij dita qe te japin llogari.

    Përgjigju
  • Beni: 21/11/2023 15:03

    Nga momenti qe shteti eshte ne dore te njerezve te korruptuar per 30 vjet me radhe ky popull ska per te pare dite te bardhe prandaj duhet te ngrihen te gjithe dhe tjua teegojne vendin maskarenjve politikane qe kane grabitur dhe vje dhe ur per kaq vjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar