Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se po bllokojnë qëllimisht nismat ligjore të opozitës, duke i mbajtur ato në sirtar dhe pa u caktuar datë shqyrtimi.
Në Konferencën e Kryetarëve, PD kërkoi përfshirjen në rendin e ditës dhe votimin e paketës me katër nisma për shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike, ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, ligjit për Paketën e Maleve dhe disa dispozitave të ligjit për Trashëgiminë Kulturore.
Sipas PD, bllokimi i nismave lidhet me problematikat e evidentuara në Raportin e Komisionit Evropian, duke akuzuar mazhorancën për dobësim të kontrollit parlamentar, cenim të të drejtave kushtetuese të opozitës dhe moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk mund të ketë demokratizim dhe as përparim në procesin e integrimit evropian, kur mazhoranca, në shkelje të rregullave, ligjit dhe vetë Kushtetutës, e trajton Kuvendin si një institucion njëpartiak, ku vendimmarrja përcaktohet vetëm nga numrat dhe jo nga respektimi i Kushtetutës, ligjit dhe rregullores parlamentare. Kthejeni këtë institucion në shinat e kushtetutshmërisë! Mos e përdorni Kuvendin si paradhomë të Partisë Socialiste. Ju nuk mund t'i trajtoni institucionet e këtij vendi si pronë private. Nuk mund t'i përdorni ato sipas interesave tuaja politike dhe as të përjashtoni opozitën nga funksionimi normal i institucioneve kushtetuese”, tha Belind Këlliçi.
Kreu i grupit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kërkoi tërheqjen e akteve normative për tubimet pasi sipas tij, janë vetëm qëllim i qeverisë për të drejtuar me dhunë.
"Futja në kalendar e këtyre akteve dëshmon se doni të vazhdoni të qeverisni nëpërmjet dhunës. Kuvendi nuk mund të kthehet në noter të dhunës shtetërore. Kryeaxhenda e këtij Kuvendi nuk mund të jetë dhuna, por kërkesat legjitime të studentëve. Dhunën po e dënojnë edhe eurodeputetë, ndërsa Kryetari memec i Kuvendit nuk reagon", tha Blushi.
Lajm në përditësim...

Kreu i grupit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka debatuar me socialistët në Konferencën e Kryetarëve ku ka kërkuar tërheqjen e akteve normative për tubimet. Blushi thotë se qeveria kërkon të udhëheqë me dhunë, ndërsa kritikoi Niko Peleshin për heshtjen e tij lidhur me reagimin e policisë ndaj protestuesve.
“Futja në kalendar e këtyre akteve dëshmon se doni të vazhdoni të qeverisni nëpërmjet dhunës. Kuvendi nuk mund të kthehet në noter të dhunës shtetërore. Kryeaxhenda e këtij Kuvendi nuk mund të jetë dhuna, por kërkesat legjitime të studentëve. Dhunën po e dënojnë edhe eurodeputetë, ndërsa Kryetari memec i Kuvendit nuk reagon. Po dëshmoni jo vetëm se jeni përgjegjës për krizën, por edhe nxitës të përshkallëzimit të saj. Futja e akteve normative dëshmon natyrën kriminale të kësaj shumice që kërkon të qeverisë me shkopinj e plumba gome”, tha Blushi.
Akuza hodhi edhe drejt Taulant Ballës për reformën zgjedhore, për të cilën kreu i grupit socialist tha se nëse opozita vijon bojkotin, do të shkojnë në Kuvend me propozimet e tyre. Blushi përsëriti kushtet për hapjen e listave të votimit, ngritjen e qeverisë teknike dhe zgjedhjen e presidentit nga populli.
“Me qëndrimin tënd për Reformën Zgjedhore provove se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Ti je një provokator i ulët që mbron në këtë Kuvend interesat e klaneve kriminale. Kryeaxhenda e Komisionit të Reformës të jetë vetëm hapja 100% e listave, Qeveria Teknike dhe President nga populli. Boll më me deputetë të emëruar nga kryetarët e partive, duhet t'i zgjedhë populli”, tha Blushi.







Komente
Komento