-
Zonat e mbrojtura/ Zhupa: Kushtetuesja kaloi në seancë kërkesën e PD, ligj që i shërben interesit të Ramës e miqve të tij
Një kërkesë e 37 deputetët të Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit të zonave të mbrojtura është kaluar në seancë plenare nga Gjykata Kushtetuese. Deputetja demokrate Ina Zhupa thotë se Kushtetuesja duhet të ngrihet në lartësinë e duhur dhe ta shpallë anti-kushtetues ligjin e miratuar gati një vit më parë me votat e PS.
14 Janar, 13:34 -
Interpelanca/ Zhupa: Betonizuat zonat e mbrojtura! Butrinti, qofteri! Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e tyre
Me akuzën se po betonizohen zonat e mbrojtura, deputetja demokrate Ina Zhupa thirri në interpelancë Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro. Zhupa tha se janë betonizuar 5.8 milionë m2 tokë për investime strategjike që prekën 9 zona të mbrojtura dhe ky është një akt terrorizmi mjedisor.
19 Dhjetor 2024, 12:30 -
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se turizmi është kthyer në industri dhe është shtrirë thuajse në të gjithë territorin, e po ashtu përgjatë gjithë vitit.
24 Nëntor 2024, 18:18 -
Shifrat Janar-Tetor/ 4,9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, 1,7 mln të huaj! Kumbaro: Janë 20% më shumë se në 2023! Turizëm gjithëvjetor, fokusi tek eko-turizmi
Shifrat janë bërë publike nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila shprehet se kjo është një provë e shtrirjes së sezonit në territor dhe në kohë, duke diversifikuar ofertën turistike. Për muajin tetor, parqet më të vizituara kanë qenë Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë me 78 mijë vizitorë, Parku Kombëtar Divjakë Karavasta me 29 mijë vizitorë dhe Parku Kombëtar Butrint me 17 mijë vizitorë
14 Nëntor 2024, 12:57 -
PD çon Ligjin për ‘Zonat e Mbrojtura’ në Kushtetuese, Zhupa për Report TV: Kthehen në beton, s’është politikë! S’mund të shndërrohen në vilat e oligarkëve
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, shpjegon pas dorëzimit të padisë në Kushtetuese arsyet dhe shkeljet për gazetarin Nertil Agalliu, në “Sot, Live në Shqipëri”. Deputetja thotë se ka antikushtetueshmëri dhe ky ligj “i heq mbrojtjen zonave të mbrojtura”: Lagunat, liqenet dhe pasuritë publike do kthehen në resorte dhe vila
1 Nëntor 2024, 15:07 -
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Zhupa: Për llogari të oligarkëve, do ndërtojnë resorte luksoze! Kumbaro: Vetëm ndërtime ekologjike
Deputetja Ina Zhupa ka zhvilluar një interpelancë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro lidhur me ligjin për ‘zonat e mbrojtura’. Zhupa, hodhi akuza ndaj ministres se e kanë përgatitur këtë ligj me porosi për oligarkët me qëllimin e vetëm, betonizimin dhe masakrimin e zonave të mbrojtura.
4 Prill 2024, 12:17 -
Deklaratat e Greqisë kundër Shqipërisë për Belerin, Raporterja e PE-së, Santos: Keqardhje! Nëse të gjithë do të bënin deklarata të tilla, bota do ishte e tmerrshme
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos, deklaroi nga Tirana se është e keqardhur nga deklaratat e Athinës zyrtare për Fredi Belerin. Sipas Santos, kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Zbatimi i ri i Ligjit për Zonat e Mbrojtura, do të ndiqet nga BE, tha Santos
27 Mars 2024, 14:58 -
Begaj dekreton ligjin ‘Për Zonat e Mbrojtura’ pas konsultave me ekspertë: S'ka përplasje me direktivat e BE-së! Tabaku: Do ta çojmë në 'Kushtetuese'
Presidenti Bajram Begaj dekreton ligjin për ‘Zonat e Mbrojtura’ i votuar në Kuvend me 74 vota të mazhorancës. Pas konsultave me ekspertët thotë presidenti ligji është kushtetues, por për zbatimin ka mekanizma të tjerë.
18 Mars 2024, 17:54 -
Zhupa tur për ligjin e zonave të mbrojtura: Oligarkët u kanë vënë syrin për ndërtim! E çojmë në Gjykatë Kushtetuese
Deputetja Ina Zhupa ka nisur një tur takimesh në qytete për të kundërshtuar ligjin e ri për “Zonat e Mbrojtura”. Në një takim në Shkodër Zhupa tha se duhet të sensibilizohet publiku për demet që sjell ligji i ri.
16 Mars 2024, 14:12 -
Ligji për Zonat e Mbrojtura/ Kumbaro: S'do preket Parku Kombëtar, kritere rigoroze për zhvillimin! Sqaron domethënien e sloganit ‘Albania all senses’
Nga Berlini ku po mbahet panairi më i madh botëror i turizmit, ministrja Kumbaro shpjegoi domethënien e sloganit ‘Albania all All Senses’ (Shqipëria, të Gjitha Ndjesitë) dhe gjithshtu foli mbi pretendimet e opozitës mbi ligjin e Zonave të Mbrojtura, duke sqaruar se nuk do të preken Parqet Kombëtare dhe se synimi i ligjit është gjenerimi i ekonomisë.
5 Mars 2024, 19:35 -
Shoqëria Civile kundër ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, do informojnë presidentin dhe trupin diplomatik në Tiranë
Disa organizata të shoqërisë civile kanë dhënë një deklaratë të përbashkët ditën e sotme për mediat. Ata kanë shprehur kundërshtinë e tyre për ligjin e kaluar pak ditë më parë në Parlament “Për Zonat e Mbrojtura”
27 Shkurt 2024, 14:15 -
Ligji për Amnistinë Penale, Meta: U tërhoq se u zhbënë pazaret! ‘Zonat e Mbrojtura', ligj për llogari të oligarkëve
Ilir Meta thotë se projektligji për amnistinë penale në parlament u tërhoq pasi u zhbënë pazaret politike që Rama po bënte për votat. Një koment e pati edhe për ligjin për zonat e mbrojtura, të cilin e konsideroi ligj për llogari të oligarkëve
24 Shkurt 2024, 14:47 -
Miratimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, Zhupa: Do të kthehen në sheshe ndërtimi, shkatërrohet mjedisi! Tabaku: E çojmë në Gjykatën Kushtetuese
Një ditë pasi vetëm me kartonat e socialistëve, Parlamenti miratoi ligjin për zonat e mbrojtura, deputetja Ina Zhupa doli në një konferencë për mediat duke thënë se zonat e mbrojtura rrezikojnë të kthehen në kantiere ndërtimi. Ajo tha se delegacioni I BE u shpreh qartë se do ta ndjekë me vëmendje kuadrin e ri ligjor. Ndërsa deputetja Jorida Tabaku paralajmëroi padi në Gjykatën Kushtetuese.
23 Shkurt 2024, 13:21 -
Thirrjet ndaj tij nga protestuesit kundër ligjit për zonat e mbrojtura, Braçe: Hajdutë mjedisorë! Janë pasuruar me fondet e huaja që i kanë përvetësuar
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reguar ndaj grupit të protestuesve të cilët thirrën ndaj tij frazat “turp, turp” ndaj tij pas kalimit në Kuvend të ligjit për zonat e mbrojtura që u hap rrugë ndërtimeve ekologjike në funksion të ekonomisë se komuniteteve.
22 Shkurt 2024, 18:46 -
'Turp që votove ligjin!' Erjon Braçe i kthehet keq protestuesve para Kuvendit: Paskeni marrë dhe hajdutin e Saliut
Me 74 vota pro u miratuan këtë të enjte në Kuvend ndryshimet në ligjin për “Zonat e mbrojtura” që sipas mazhorancës i hap rrugë ndërtimeve ekologjike në këto territore për t’i vënë në shërbim të ekonomisë së komuniteteve. Jashtë parlamentit protestuan aktivistë të shoqërisë civile.
22 Shkurt 2024, 16:09 -
Miratohet ligji për 'Zonat e Mbrojtura', opozita: I hap rrugë investimeve strategjike! PS: Vetëm ndërtime ekologjike! BE: Të zbatohet sipas direktivave tona
Me 74 vota pro u miratuan këtë të enjte në Kuvend ndryshimet në ligjin për “Zonat e mbrojtura” që sipas mazhorancës i hap rrugë ndërtimeve ekologjike në këto territore për t’i vënë në shërbim të ekonomisë së komuniteteve. Jashtë parlamentit protestuan aktivistë të shoqërisë civile. Opozita e cilësoi si një ligj korruptiv dhe në shkelje të direktivave të BE-së, ndërsa nuk u përjashtua edhe dërgimi në kushtetuese.
22 Shkurt 2024, 09:58