Nismat rajonale, ministrat e
Jashtëm mblidhen në Mal të Zi

Nismat rajonale, ministrat e<br />Jashtëm mblidhen në Mal të Zi
MALI I ZI- Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të gjithë Rajonit, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë. Në takimin që po zhvillohet në Mal të Zi, në Kotorr ishte i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit Goran Svilanoviç.

Ky takim vjen edhe në vazhdën e takimeve të mëparshme të zhvilluara në Selanik dhe Vjenë mes ministrave të Jashtëm të Rajonit me Komisionerin Fyle, mbi forcimin e bashkëpunimit mes vetë vendeve të rajonit, të përfshira në Procesin e Stabilizim-Asociimit, dhe Bashkimit Evropian.

Sipas "RTK", gjatë takimit u diskutua propozimi i Komisionit Evropian për një mekanizëm informal dhe operacional bashkëpunimi rajonal, i cili të ketë si fokus arritjen e përmbushjes më të shpejtë të ‘acquis communautaire’ në vendet e rajonit. Ky mekanizëm do të krijojë mundësinë për shfrytëzimin e fondeve të Bashkimit Evropian, në funksion të konkretizimit të projekteve të përbashkëta me përmasa rajonale.

Ministri Bushati, pasi theksoi nevojën e forcimit të ndërveprimit rajonal nëpërmjet projekteve konkrete, insistoi mbi rëndësinë e gjithëpërfshirës së mekanizmit të ri të propozuar nga Komisioni Evro pian, si dhe mbi shmangien e dublimit dhe të mbivendosjes me nismat e tjera rajonale. Bashkëbiseduesit ranë dakord mbi parimin e rotacionit të kësaj nisme informale në mënyrë që të gjitha vendet pjesëmarrëse të kenë mundësinë e barabartë në dhënien e kontributit dhe marrjen e përgjegjësive në kontekstin rajonal. 

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!