Romina Kuko: Oficerët për gjimnazet kaluan në vetting, ja si do bëhet monitorimi i burgjeve

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nisjen e projektit për policimin në shkolla, ku 150 oficerë sigurie do të jenë në të gjitha gjimnazet e vendit për të garantuar sigurinë. E ftuar për të diskutuar mbi këtë cështje në studion e Report Tv ishte zv/ ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila sqaroi se si do të bëhet policimi në shkolla, ndërsa në të ardhmen synohet që të ketë oficerë edhe në shkollat 9-vjeçare.

Iniciativa e sigurisë në shkolla nuk është një lajm i ri, sot u komunikua që 150 policë do të dislokohen në shkolla. Projekti është në kuadër të policimit në komunitet. Pas pilotimit që suksesi ishte më i madh sesa parashikimi  dhe tani në të gjitha gjimnazet ka oficer sigurie, që do të shërbejnë për problematikat dhe ndërhyrjet në rastin e konflikteve. Nuk janë oficer policie, por sigurie, janë civilë, të mirëtrajnuar.

Disa shkolla janë afër njëra tjetrës dhe mund ti mbulojë një person. Plani është që të kemi oficer edhe në shkollat 9-vjecare. Nuk janë të pajisur me armë, nuk kanë uniforma, kanë vetëm një shenjë dallimi. Janë njerëz që kanë kaluar një ‘vetting’. Në shkollat me dy turne, kemi parashikuar oficer për të dyja turnet. Kemi planifikuar 150 oficerë për shkollat publike, por kemi një rezervë prej 50 efektivësh nëse privatët kërkojnë.

Romina Kuko

Përpos shkollave, kryeministri tha se do të ketë edhe një plan për rritjen e sigurisë në burgje, që do të monitorohen nga kamerat e sigurisë non stop, ndërsa Kuko tha se stafi i burgjeve po trajnohet.

Rritja e sigurisë në burgje lidhet me terrorizmin apo krimin e organizuar, duhet të presim fijet nga jashtë. Në Itali zbatimi i projektit ka pasur rezultate të ndjeshme, përsa i përket Shqipërisë do të ketë një ndërlidhje me taks forcën kundër krimit për të krijuar një hallkë sigurie që nuk lejon hapësira për të vepruar. Këto janë rritje e parametrave të sigurisë. Stafi i burgjeve po trajnohet. Në akademinë e sigurisë kanë kaluar në trajnim bazë të gjithë oficerët e burgjeve. Po zhvillojmë kurrikulën e re të specializuar.

Romina Kuko

Në fund të intervistës, Kuko u ndal edhe te rasti i shoferit që dhunoi nxënësit në Dibër duke paralajmëruar se do të ketë një kontroll të parametrave të sigurisë për transportin e fëmijëve në shkollë.

Ne u sinjalizuam nga Arsimi, që një shofer dhunonte nxënësit gjatë kohës që i transportonte. Thonë që justifikohet një shpullë, por kjo është e papranueshme. Kur morëm denoncimin, e referuam rastin, autori është ndaluar për 20 minuta, vijon cështja. Ne do të fillojmë një krehje për parametrat e transportit shkollor të të miturve, nuk do të ketë asnjë tolerancë.

Romina Kuko

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin