Pesë vendimet e Qeverisë/ Rama: 150 oficerë sigurie në shkolla, kamera non stop në burgje

Tiranë- Kryeministri i vendit Edi Rama pas mbledhjes së sotme të qeverisë, në një konferencë për shtyp bëri me dije pesë vendime të qeverisë, të cilat pritet t'ju vijnë në mbrojtje qytetarëve, që nga siguria në shkollë, monitorimi më i rreptë në burgje, por edhe deri tek izolimi i atyre që janë dënuar si pjesë e ndonjë organizate kriminale apo terroriste. Rama njoftoi edhe ndryshime në Kodin Penal që të ketë mundësi të jepen dënime ekzemplare për "të fortët" e arrestuar në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".

Vendimi i parë është nisja e zbatimit të projektit që çon në shkolla 150 oficerë sigurie.

Arsyeja e kësaj konference është nevoja për të komunikuar me publikun disa masa që gjykoj se kanë një vlerë të posaçme dhe besoj do të jenë më shumë se të mirëpritura në çdo familje. Sot ne kemi vendosur të nisim zbatimin e programit të ri për oficerët e policisë në shkollat e vendit. Projekti në 150 shkolla, gjimnaze kryesisht, aty do fillojnë punën 150 oficerë sigurie të trajnuar enkas për këtë program. Projekti pilot në dobi të parandalimit të fenomeneve të dhunës apo bulizmit, në funksion të mbrojtës së tyre nga duhani apo moslënies së orëve të mësimit. Ne të gjithë si shoqëri jemi të interesuar dhe sigurohet një hallkë e munguar pasi oficeri i policisë nuk është një polic por një kujdestar, një ndërmjetës mes fëmijëve mësuesve dhe prindërve.

Kryeminstri Edi Rama

Vendimi i dytë i qeverisë kishte të bënte me të dënuarit e përfshirë në krim të organizuar apo organizata terroriste, të cilët tha se do t'i nënshtrohen një monitorimi të rreptë, që shkon deri në izolim.

“Do të ketë ndryshime ligjore për të dyshuarit apo të dënuarit e përfshirë në krim të organizuar apo organizata terroriste. Ata do t’i nënshtrohen një regjimi të ri shumë të rreptë, izolimi apo monitorimi duke iu ndërprerë çdo lloj komunikimi të jashtëm gjatë kohës së dënimit. Modeli i referohet atij që italianët e quajnë quarantuno bis. Këta persona do kenë kontakte shumë të kufizuara me qeniet e tjera njerëzore, do jenë shumë të monitoruar”

Kryeministri Edi Rama

Po ashtu kryeministri tha se do të rritet monitorimi në burgje, duke nisur nga burgu 313. Sipas tij në burgje do të ketë momitorim non stop me kamera.

“Së treti kemi parashikuar ngritjen e një salle operative monitorimi non stop me kamera në burgje duke filluar nga 313. Në shërbimin e kontrollit të brendshëm të burgjeve do të ketë një sallë monitorimi. Kjo e çon sigurinë e burgjeve në një nivel të panjohur më parë. Kjo e çon luftën kundër korrupsionit kronik në burgje në një nivel të panjohur më parë.

Kryeministri Edi Rama

“Në territorin e Shqipërisë nuk do të ngrihet më asnjë qepen për Kazino Elektronike dhe apo pika bastesh në zonat e banuara. Paralajmëroj mediat që të heqin nga reklamat nga faqet e tyre, AMA do të zbatojë ligjin. Do të mbyllet çdo faqe që i ka reklamë. 

Kryeministri Edi Rama

“Do të ketë ndryshime në Kodin Penal për të fortët, do të kërkojmë ndëshkime penale ekzemplare. Së shpejti këto paketa do t’i ndajmë me opozitën duke shpresuar shkëputjen e tyre nga bota e filmave në atë reale"

Kryeministri Edi Rama

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tori: 09/10/2018 12:02

    Do jesh kryeministri me i mire ne historin e shqiperis nqs heq gjith llotot nga pallatet qe Po marin me qafe femijet!qe jam I sigurt qe do te kujtojne gjithmon per njeriun me zemer te madhe qe po ben per shqiperin.

    Përgjigju
    • Robshi: 09/10/2018 22:14

      O tori o idealist palle...edhe enverin kështu e adhuronin si palla delet...Po kush i ka lojrat e fatit dhe llotot o merhum...Po pse kujto ti se shqyhen për pushtet me të bo ty rrugë o i mete...për lojrat e fatit bankat tenderat dhe trafiqet bëhet gjithe lufta ky thotë fëmijët...nejse siç do thoshte i gjati sbehen gjerat për 1 mandat...harron shkelqesia që ka që në 2000 në pushtet...

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin