Nita Latifi u surprizua nga i ati, takim emocionues përloti këngëtaren

Nita Latifi u surprizua nga i ati, takim emocionues përloti këngëtaren

Nita Latifi dhe babai i saj

Këngëtarja nga Kosova Nita Latifi po bën gati 100 ditë qëndrimi në shtëpinë e Big brother Vip dhe deri më tani ajo po e përballon mirë këtë eksperiencë, por ajo shpesh ka shprehur mallin për familjarët dhe sidomos për babain e saj.

Mbrëmë në prime teksa tregohej linja e saj e jetës, Nita ka folur gjatë për historinë e saj të dhimbshme që lidhet me historinë e luftës së Kosovës.

Nita u shpreh se në moshën 4-vjeçare, babai i saj u bë pjesë e ushtrisë së UÇK, për të shërbyer në luftën e Kosovës, ndërsa ajo, mamaja dhe motrat shkuan në Maqedoni gjatë  kë saj kohe dhe nuk dinin asnjë informacion për babain e saj nëse ai ishte gjallë apo jo.

Pas tre muajsh pritje pa asnjë kontakt Nita tha se vetëm kur kishin dëgjuar zërin e të atit kishin besuar që ai ishte ende gjallë.Ky makth ishte përsëritur për tre herë të tjera, po njësoj pa asnjë kontakt dhe informacion mbi të atin.Më tej ajo tregoi se gjatë adoleshencës dikush kishte dëgjuar zërin e saj dhe kishte konstatuar që ajo kishte një  vokal shumë të mirë dhe kështu kishte lindur  pasioni për muzikën. Ajo tregoi për emocionet dhe eksperiencë n në Top Fest.

Pasi tregoi historinë e saj jo shumë të lehtë ajo tha se i ati e ka mësuar të jetë e fortë dhe t’ia dalë vetë ne jetë.

I ati i saj përpara 7 vitesh, pësoi arrest kardiak dhe se ajo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të, pasi babai i saj ra në koma.

Pasi u shfaq linja e saj e jetës, Nita u surprizua nga një video, në të cilën shfaqej i ati i saj. Pasi doli nga dhoma e rrëfimit, babai i saj hyri në shtëpi dhe përqafoi Nitën.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin