Nitrati i lartë në produkte ushqimore/ AKU: Nuk ka vend për alarm, aparati matës jo i besueshëm

Nitrati i lartë në produkte ushqimore/ AKU: Nuk ka vend për alarm, aparati matës jo i besueshëm

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka hedhur poshtë zërat që ngrinin shqetësimin për sigurinë ushqimore në disa produkte. Pas disa lajmeve të publikuara në media ditëve të fundit ku jepej alarmi për nivelin e lartë të nitrateve tek produktet ushqimore AKU sqaron se nuk ka vend për alarm dhe nuk duhet krijuar panik tek qytetarët.

Më pas AKU bën me dije se janë të gjitha denoncimet janë të mirëpritura por kur bëhet fjalë për raste konkrete që rrezikojnë konsumatorët.  

" Ajo çfarë u paraqit në media nuk përmban as detaje të integritetit dhe gjurmimit të mostrës së produktit (konkretisht, vendin e origjinës pra prodhuesin/fermerin, subjektin tregtues, kushtet e ruatjes, detaje të dokumentacionit shoqërues mbi këtë produkt), si dhe as besueshmërinë në përdorimin e aparatit dhe saktësinë e tij në matje" sqaron AKU.

Në lidhje me nivelin maksimal të lejuar të nitrateve në produktet ushqimore, inspektorët e AKU, gjatë kontrolleve zyrtare marrin mostra për analizimin e këtyre produkteve duke ju referuar legjislacionit dhe akteve rregullatore në fuqi ku sipas tyre janë brenda normave.

Reagimi i AKU: AKU sqaron se çështja në vëmendjen e konsumatorëve është trajtuar edhe më parë, megjithatë AKU mirëpret dhe vlerëson kontributin e mediave për denoncimin e rasteve të besueshme të abuzimit me sigurinë ushqimore, kudo ku ato konstatohen, pasi siguria ushqimore është një çështje që kërkon angazhim dhe bashkëpunim të gjithë aktorëve shoqërorë. Për rastin e trajtuar mediatikisht nuk ka vend për abuzim/manipulim apo spekullim në komunikimin publik duke krijuar panik të panevojshëm dhe fiktiv për konsumatorët.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit informon se nuk ka vend për alarm. Gjatë këtij viti kemi thuajse pesëfishuar eksportet tona në vendet e BE dhe jo vetëm, si dhe nuk kemi asnjë ngarkesë fruta-perimesh të kthyer mbrapsht në vendin tonë për arsye të nivelit mbi normën e lejuar të mbetjeve (nitrateve) në këto produkte (konkretisht pjepër).

AKU trajton me seriozitetin maksimal të gjitha indiciot apo denoncimet lidhur me problematika që mund të cënojnë sigurinë ushqimore, por rasti konkret nuk evidenton besueshmërinë e nevojshme si denoncim. Ajo çfarë u paraqit në media nuk përmban as detaje të integritetit dhe gjurmimit të mostrës së produktit (konkretisht, vendin e origjinës pra prodhuesin/fermerin, subjektin tregtues, kushtet e ruatjes, detaje të dokumentacionit shoqërues mbi këtë produkt), si dhe as besueshmërinë në përdorimin e aparatit dhe saktësinë e tij në matje.

Interesi i aktorëve të ndryshëm të shoqërisë për të promovuar përdorimin e pajisjes “Green Test” dhe insistimi i tyre pranë AKU ka qënë i hershëm. Para një viti, AKU ka sqaruar se bazuar në të dhënat që jep vetë firma prodhuese për këte pajisje, ky aparat nuk është i destinuar për përdorim në laborator, por për përdorim individual privat. Në referencat dhe materialet promovuese të saj, firma prodhuese nuk përmend ndonjë laborator ose trup zyrtare inspektuese në ndonjë vend të botës që përdor këtë aparat për matjen e sasisë së nitrateve në produktet ushqimore, konkretisht pjepër.

Aparati nuk është i destinuar për efekt kontrolli zyrtar për vetë specifikën që paraqet, jo në përputhshmëri me metodën standarte ISO të unifikuar dhe validuar. Në lidhje me nivelin maksimal të lejuar të nitrateve në produktet ushqimore, inspektorët e AKU, gjatë kontrolleve zyrtare marrin mostra për analizimin e këtyre produkteve duke ju referuar legjislacionit dhe akteve rregullatore në fuqi (Udhëzim 19 datë 17.11.2010 “Për metodat e marrjes së mostrave dhe analizimit për kontrollin zyrtar të nivelit të nitrateve në produktet ushqimore” dhe Udhëzim Nr. 1 datë 05.02.2016 “Për vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produktet ushqimore”). Sqarojmë se Udhëzim Nr. 1 datë 05.02.2016 është i përafruar me Rregulloren e Komisionit Europian Nr.1881/2006 të 19 Dhjetorit 2006 për përcaktimin e niveleve maksimale për kontaminues të caktuar në produktet ushqimore, në të cilën nuk parashikohet asnjë normë mbi nivelin e nitrateve në pjepër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 12/07/2019 11:08

    AKU perveç qe nuk jep sqarime mbi sasite reale te nitrateve, por fshihet pas faktit qe qenkan exportuar sasinpjeprash ne EU, genjen mbi kufirin e lejuar te nitrateve!!! EU (si edhe USA) kane percaktuar qarte nivelet e lejuara ditore te nitrateve qe njeriu mund te marre pa u vene ne rrezik. Ne EU doza maksimale e lejuar ditore eshte 3.7 mg/kg peshe trupore. Pra, nje person qe peshon 60kg nuk duhet te marre me shume sesa 222mg nitrate ne dite. Ne rast se nje frut (apo zarzavat) permban 2500 mg/kg nitrate dhe nje person qe peshon 60 kg ha 100 gram nga ky frut, ai ka marre 250 mg nitrate - 13% me shume sesa doza maksimale ditore e lejuar ne EU !!! AKU - mos genje por informo qytetaret !!! Sa eshte permbajtja e nitrateve ne pjepra (por edhe ne te gjitha frutat e zarzavatet e tjera) sipas matjeve tuaja te bera me metoden e aprovuar ISO ??? Informoni, mos mashtroni !!!

    Përgjigju
    • Albi: 12/07/2019 18:16

      Avash o mik avash, mos e merr me shume yrysh. AKU po thote qe ajo bordovelja qe reklamojne lart e poshte, nuk ka besueshmeri ne vlerat e nitrateve qe tregon. Dhe kjo eshte e vertete, mjafton te gjeni ne gungell kritikat qe i behen ketij aparati. AKU ka gjynahet e veta si shume institucione te tjera, po edhe te behet panik ne cdo moment per cdo produkt, vetem e mjegullon realitetin..

  • Qytetari: 11/07/2019 22:43

    Aku ne vend te alarmohet per ankesat mbyllet ne zyra dhe nuk jep pergjigje siç e kemi pare dhe ne lajme insistimin e gazetareve. Keta duhen pushuar nga puna se kane konflikt interesi me shperndaresit e fruta perimeve keta marrin rrogen nga taksapaguesit dhe nuk bejne punen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton