Një djalë i vogël pesë vjeçar po mëson traditën e familjes së tij, për t’u bërë një kujdestar dhe përqafues aligatorësh. Thellë në zonat moçalore të Luisianës, T-Mike Kliebert mëson djalin e tij të vogël Blaise sesi të përqafojë disa prej 2,500 aligatorëve që ata mbajnë në fermën e tyre.
Ferma e quajtur Kliebert gator është më e madhja dhe më e vjetra në botë për rritjen e aligatorëve. Fillimisht është themeluar nga gjyshi i T-Mike, Harvey, në vitin e largët 1930, ndërsa tani drejtohet nga T-Mike dhe familja e tij. Megjithatë ai pretendon tani që traditën e vjetër familjare t’ja kalojë dhe djalit të tij të vogël i cili pasi të rritet do marrë në drejtim biznesin e të atit. Megjithatë nëna e Blaise pretendon tjetër të ardhme për të birin, dhe shpreson që ai do të vazhdojë kolegjin.
Kjo familje, me një biznes tejet të rrallë, bën mjaft para duke shëtitur vizitorët nëpër fermë ku ata mund të hasin aligatorë të përmasave të ndryshme. Por habia më e madhe për vizitorët është djali 5 vjeçar që ulet mbi aligatorët dhe i përqafon ato, duke u kthyer në një shfaqje shumë mahnitëse për këdo.
/Shqiptarja.com