Çdokush nga ne do të dëshironte shumë që qyteti ku jetojmë të ishte tejet i pastër, por ndërkohë a bëjmë ne diçka për t’a ndryshuar gjendjen e ambientit përreth? Përveç të qënit korrekt me pjesën tonë të hedhjes së tyre në vendin e duhur, pak arrijmë të bëjmë për të ndaluar të tjerët t’a ndotin atë. Megjithatë një grua anonime me motorçikletë nuk mendon kështu.

Ajo ka vendosur të bëjë diçka duke i dënuar ata që bëjnë një veprim të tillë, me të njëjtin veprim që ata bëjnë, duke hedhur plehra mbi ta. Videoja e publikuar nga vetë ajo tregon rastet kur pasi pikas persona të caktuar duke hedhur mbeturina në rrugë ajo vendos t’u afrohet dhe t’u hedhë vetë mbeturinat e tyre në fytyrë, në makinë e kudo të mundet.