Të kuqtë provuan të reagonin pas golit të pësuar, por e kishin të pamundur të gjenin rrugën e rrjetës. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Partizanin, pas asaj në javën e kaluar ndaj Kukësit në shtëpi. Me fitoren e sotme, Skënderbeu shkoi në kuotën e 49 pikëve, duke thelluar diferencën nga ndjekësit në +13.
Skënderbeu-Partizani 1-0
63′ Gojkoviç
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani (69′ Vila), Nimaga (58′ Muzaka), Dita, Gavazaj (93′ Demte), Xhejms, Soue. Trajner: I.Daja.
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Kotobelli (76′ Sulejmani), Batha, Trashi, Mala (68′ Abdurrahimi), Asani, Bardhi, Progni (72′ Lukas Kardoso). Trajner: S.Starova.
Gjyqtarë: A.Koçi
Kartonë të verdhë: Mici / Progni
Teuta dhe Flamurtari e mbyllën në një barazim pa gola ndeshjen e javës së 21-të. Sfida në Durrës ishte e vakët dhe pa shumë raste, nga të dy kampet. Vlen për t’u përmendur një rast i Danilos që po shkonte vetëm për vetëm me portierin Moçka, por ndërhyrja e mbrojtësit Shkalla në çastet e fundit ishte vendimtare. Skuadra e Duros bëri shumë pak për të dalë me fitore nga kjo sfidë.
Teuta-Flamurtari 0-0
Teuta: Moçka, Gjorgievski, Shkalla, D. Bilali, Hakaj, Beqja, Hila, Mustafov (Dediç 18′), Çyrbja, Lajthia, Latif (Kruja 82′). Trajner: Gentian Begeja
Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Useini, Sidibe, Zuka (Kamara 78′), Nedeljkovic (Hoxhaj 60′), Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro
Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Kridens Meta
Kartonë të verdhë: Shkalla 52′, Hila 70′, Bilali 76′ /Alvesh 34′, Nedeljkoviç 50′











