Kjo është historia kontroverse e një burri i cili humbi gjithçka në jetë për t’u shndërruar në një grua. Ai quhet Mark Hughes, është babai i gjashtë fëmijëve dhe tashmë parapëlqen ta thërrasin Abby-Grace.

Prindërit e saj që pasi mori këtë hap e kanë ndaluar të takojë fëmijët, e megjithatë ajo thotë se kurrë më parë nuk ka qenë kaq e lumtur në jetë. Abby tregon se e ka ditur gjithnjë se në mendjen e saj jetonte një grua e megjithatë është detyruar të jetojë nën petkun e një mashkulli, pasi e tillë ishte krijuar.

Por një vit më parë, gjithçka ndryshoi kur ajo mori guximin të shndërrohej në atë që ishte ndjerë gjithnjë një femër. 47 vjeçarja ka punuar më parë si larëse xhamash dhe tani jeton në Idaho, në Amerikë, ku bashkëjeton me një tjetër transeksual.

Pavarsisht se është detyruar të braktisë familjen dhe fëmijët e saj, ajo ka rinisur një jetë të re si Abby dhe kjo gjë e lumturon më shumë pasi kështu ndihet vetvetja.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)