Një delegacion parlamentar nga Shqipëria, i kryesuar nga Genc Pollo, nis sot vizitën zyrtare dyditore në Kosovë me me pritjen në takim te kryetari i Kuvendit të Republikës, Kadri Veseli.
Delegacioni nga Komisioni Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit Publik i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, do të ketë takim me Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, me ministrin për Arsim të Qeverisë së Kosovës, do të vizitojë institucione shkollore dhe shkencore të Kosovës, si dhe objekte të rëndësishme historike
Axhenda e njoftuar për ATSH-në përfundon të shtunën me vizitën e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” dhe familjes Jashari në Prekaz dhe në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Përbërja e delegacionit parlamentar nga Shqipëria: Genc Pollo, (PD), kryetar i Komisionit, Alfred Peza, anëtar i Komisionit, Musa Ulqini, anëtar i Komisionit
Fatmir Toçi, anëtar i Komisionit, Myqerem Tafaj, anëtar i Komisionit, Luciano Boçi, anëtar i Komisionit, Agron Çela, anëtar i Komisionit, Muhamet Bela, këshilltar i Komisionit, Gazmend Bici, këshilltar i Komisionit.
Marrë nga//ATSH
Redaksia Online
(F.i/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com