Një ditë në qeli pa shkelur ligjin?
Ja vendi që ju bën të thoni "PO"

Një ditë në qeli pa shkelur ligjin?<br />Ja vendi që ju bën të thoni "PO"
Të kalosh natën pas hekurave të një qelie burgu, ndoshta nuk është ideja më e mirë për një gjumë të rehatshëm.
 
Por një ish-burg i rinovuar në Berlin, që është kthyer tani në hotel, premton pikërisht këtë gjë, një gjumë të ëmbël.
 
Hoteli quhet “Shtëpia Tjetër 8”. Pesë dhomat e tij të gjumit kanë qenë dikur qeli për të burgosurit gjatë viteve të komunizmit në Republikën Demokratike Gjermane. Pesë qelitë e burgut në hotelin “Shtëpia Tjetër 8” janë tanë gati për turistët.
 
Ndërtesa ndodhet në gjirin piktoresk pranë lumit Spree, vetëm pak kilometra nga qendra e Berlinit.

Hoteli është pjesë e një ndërtese më të madhe, të ndërtuar në vitin 1879 dhe që shërbente për strehim publik.
 
Më pas nazistët e përdorën atë për një kategori të burgosurish, të quajtur anti-socialë, si prostitutat dhe homoseksualët. Pas Luftës së Duyë Botërore ndërtesa shërbeu si burg gjatë viteve të regjimit komunist në Gjermaninë Lindore nga 1949 - 1990.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë