Një DJ për Partinë Socialiste

Një DJ për Partinë Socialiste
Kjo është ajo që po i ndodh aktualisht kryetarit të PSSH-së. Si një DJ i vërtetë, profesionist, ka vendosur kufjet në vesh dhe nuk dëgjon aspak se çfarë mund t'i thuash. Mikson programe. Ide. Fabrika. Dialogje. Kuvendime. Çadra. Forcë. Të gjitha këto me shijet e veta. Ekipe ekspertësh. Komisione. Kush do flasë. Kush do shkruajë. Kush do bëj debat. Asamble. Kryesi. Tonin dhe mixerin se si do të sillet me pozitën. Me BE-në. USA-n. Gjithçka sipas asaj që Rama mendon se vlen. Më kryesorja se si do të vijë në pushtet. Dhe për më tepër që tani ka dhe një pakt dhe ulje "bass-i" me Berishën, pra në listen e miksimeve që do t'u servirë shqiptarëve. Ah harrova! Edhe një libër.

Të gjitha këto, janë elementët që më shtynë ta quaj DJ kryetarin e PSSH-së, partisë sime. Ai vendos muzikën që do dhe ne si klientë të një diskoteke apo pub-i të madh, plot opinione dhe mendime, pro apo kundra, pse jo edhe ndryshe na mbetet të tundemi nën ritmin e kësaj muzike. Por kjo mendoj se nuk është në të mirë të PSSH-së. Nëse do të ishte një parti tjetër, kushdo qoftë ndoshta do ishte një gjë e zakonshme. PSSH është partia më e madhe e shqiptarëve dhe mban brenda saj të gjitha llojet e shtresave. Edhe fshatin. Ose periferinë. Aty ku PSSH po humb rast pas rasti, çdo herë e më shumë vota. Arsyeja është e ditur për të gjithë ne. Në të gjitha dialogjet apo kuvendimet që Rama ndërmorri në bazë, nuk arriti të evidentonte handikapin që kjo parti kishte krijuar. Dhe kjo vetëm nëpërmjet njerëzve.
Sëmundja e parcelizimit dhe aleancat fluide dhe të momentit, duke promovuar njerëz të panjohur, me fatura të papaguara me elekoratin, kryesisht me moral jo të pëlqyeshëm, ishin padyshim ato qe Rama nuk arriti dot të kuptonte. Dhe për më tepër t'i jepte zgjidhje. Kriza e burimeve njerezore pas levizjeve drejt metropolove, duket se është ajo që nuk funskionon në PSSH me mungesë kandidaturash dinjitoze dhe si rrjedhojë edhe rrjedhje votash. Kjo u pa edhe në Asamblenë e fundit të PSSH-së. Moszgjedhja e njerëzve të cilët votohen më shumë prej emrit se sa prej siglës në këtë asamble, tregoi se Rama vazhdon të ketë probleme me njohjen e bazës së PSSH-së. Për të mos folur për atë që sipas meje është një gabim shumë i rëndë i tij. Fenomeni i shitjes së votës nga ana e këshilltarëve socialiste. Kjo pasi këta këshilltarë kanë më shumë lidhje familjare me deputetët se sa lidhje me PS, andej prej nga duhet të vinin. Për të mos arritur tek mënyra e përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarë të këshillave bashkiake. Dikur nga baza, sot nga Tirana. Pa CV dhe deri diku edhe pa asnjë lloj lidhje me PSSH. "Ç'do mbjellësh, do korrësh".

Pothuajse shumica e deputetëve jetojnë në Tiranë. Shumë mirë, por partia apo fuqizimi i jetës së saj nuk bëhet nga Rogneri apo Sheratoni. E njëjta edhe me Asamblenë Socialiste. 90% e saj u popullua më së fundi nga "tiranas" të natyralizuar dhe bie rasti që nga Vlora deri në Delvinë, baza ka vetëm një përfaqësues në Asamble. Mos vallë PSSH nuk ka nevojë për votat e elektoratit të këtij qarku? Disa prej kryetarëve të Bashkive apo Komunave, si dikur Rama, është e sigurt që do ishin burime pafund votash nëse do të ishin anëtarë të saj. Pra të përfaqësuar. I tillë ishte edhe Gjergji Goro që mori vota më shumë se partia. Po si Goro i Himarës, ju siguroj se ka shumë të tjerë.

Përse Rama zgjedh ta bëjë partine kompetitive me njerez të provuar "sukses me dështim", dhe deri diku pa moral fituesi në elektorat? Unë këtë pyetje nuk arrij ta bëje “live”. Me artikuj e kam bërë shpesh. Por përsa kohë, kryetari Rama ka zgjedhur të vendosë kufjet në vesh dhe të mos dëgjojë se fitohet vota e periferisë, fshatit, apo provincës, atëherë mua s'më mbetet gjë tjetër veçse ta quajë atë DJ. Muzika të vazhdoje! Por edhe 2013 po afron. Sa shpejt erdhi?! Si muzike ritmike, dance apo trance. Këtë e di vetem DJ.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer