9 vjeçari Jose Andre Montahno është një yll në ngritje në skenën e muzikës Boliviane dhe përveç moshës së vogël, historia e tij bëhet më e pabesueshme nga fakti që ai është i verbër. Ylli i muzikës jazz që në moshën 4 vjeçari shfaqi një talent të pëbesueshëm duke mësuar me shpejtësi disa vegla muzikore njëherësh.
Në moshën 5 vjeçare ai kishte përformuar në një trio në jazz. Aftësitë e tij mahnitëse, që rrallë zotërohen nga muzikantë me trefishin e moshës së tij, bëhen shumë herë më impresionuese për shkak të faktit që ai është i verbër. Montahno tregon se ndihet i famshëm tani pasi ka nisur të përformojë rregullisht si në Bolivi, ashtu dhe në Brazil e Lima.
Performanca e tij në festivalin e përvitshëm të Jazz-it në La Paz mrekulloi të gjithë publikun dhe i lumtur për suksesin e tij Montahno thotë se e dashuron jazz-in i cili e frymëzon tej mase. Përvet aftësisë për të luajtur çdo këngë nga lista e librit të jazz-it ai nuk limitohet vetëm në këtë zhanër muzikor.
Këngëtari Vero Perez tregon diçka më shumë mbi stilin e performimit të Jose Andre-s. Ai thotë se djaloshi ka një shpirt që i përshtatet më së miri muzikës jazz me lirshmërinë dhe improvizimin gjatë performancave.
Suksesi i jashtzakonshëm i Jose Andre-s është tregues për të ardhmen e ndritur që e pret këtë djalë në skenën muzikore botërore.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com