Një dramë ironike japoneze në "Metropol" 

Një dramë ironike japoneze në "Metropol" 
“Rashomon” vjen për herë të parë në skenën shqiptare si një shfaqje premierë në teatrin e ‘Metropolit’ në Tiranë. Një dramë e frymezuar nga vepra e autorëve Fay dhe Michael Kanin do të vijë në skenë nga regjizorja Jonida Beqo. Shfaqia vjen nën interpretimin e aktorëve:

Aleksandër Kondi, Erion Hinaj, Edvin Mustafa, Margent Caushi, Kastriot Ramollari, Redjan Mulla, Klodjana Keco, Violeta Trebicka, Rozina Kostani, Klesta Shero.
 
‘Rashomon’ do të sjell për publikun shqiptarë natyrën relative të së vërtetës dhe hijet e pasqyruara të saj.
 
Një dramë Japoneze që vë në qendër njeriun dhe përfytyrimet e tij subjektive mbi jetën, vdekjen, dashurinë, familjen, besimin dhe gjithçka në përditshmërinë e një kulture. Këtë shfaqe përveçe e bën të veçantë fakti se vihet për herë të parë në skenën shqiptare, të veçantë e bënë edhe sekuenca e dyluftimeve skenike live me shpata, e ekzekutuar nga autorët Margent Caushi dhe Klodjana Keco.
 
E vërteta duhet kërkuar nën rrogoz, përtej çdo dukje e vërteta fshihet gjithnjë nga lakmitarët e syrit dhe veshit, gjuhës dhe zemrës, e vërteta është krejt lakuriqe, e thjeshtë për tu kundruar por vështirë për tu kuptuar. E vërteta duke qenë se është e thjeshtë merret si e pavërtetë ndërkohë shëmbëlltyrat e rreme të së vërtetës merren si e vërtetë e mirëqenë.

Njeriu si një qenie racionale është gjithnjë në kërkim të së vërtetës absolute, prej nga I kanë dhënë edhe karakter fetar, social, emotiv, interes dhe individualist. Mendimi njerëzorë duke qenë se është subjektiv ajo që është e mirë për mua, mund të jetë e keqe për dikë tjetër dhe e kundërta. Edhe hajduti kur kryen një vjedhje vepron sipas së mirës së tij personale dhe për të kjo përbën të vërtetën.

E vërteta ka aq hija sa ka edhe subjektivizën racional. Dramat sociale dhe marrëdhëniet shkak –pasojë thellojnë hendekun e së vërtetës me shëmbëlltyrat e saj, jeta që improvizohet nga kjo situatë I ngjanë një tabloje me kufijë të lëvizshme drejt iracionalitetit.

Çdo e vërtetë subjektive tenton të identifikohet me atë absolute, “ Rashomon” do të na përcjellë sot në teatrin ‘Metropol” një version jete –dramë të parë në versionin e së vërtetës sime, në versionin e së vërtetës tënde dhe zbulojeni sot versionin e vërtetë në orën 20:00 tek salla ‘Shekspir”.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid