Një drekë me ‘Moomin’
në Tokio

Një drekë me ‘Moomin’<br />në Tokio
Në kafeterinë e ‘Moomin’ në Tokyo, e cila është frymëzuar nga personazhi i animuar i kukullave për fëmijë, klientëve u ofrohet shoqëria e veçantë e pellushit misterioz. Kafja është hapur që në vitin 2003 dhe për çdo klient që ulet për të ngrënë apo pirë diçka, kamarierët u vendosin në tavolinë personazhin e tyre të preferuar.

Kukullat e animuara me personazhin ‘moomin’ janë krijuar nga autori Finlandez Tove Jansson, dhe përveç vendeve nordike e Britanisë së Madhe transmetohen dhe në Japoni, ku numërojnë fansa të shumtë. Aventurat e ‘Moomin’ janë publikuar që në vitin 1945-të dhe deri më tani ka 13-të novela dhe libra me figura të përkthyera në 40 gjuhë të ndryshme të botës.

Në këtë kafe nuk vinë vetëm fansat e ‘Moomin’ megjithatë edhe ata që nuk e njohin si personazh shprehen se është këndshëm të pish një kafe nën shoqërinë e një pelushi kaq simpatik, ashtu si kjo vajzë e cila thotë se tani më është ëmsuar me do dhe i pëlqen shoqëria e tyre. Klientët vlerësojnë gjithashtu dhe pjestarët e stafit të cilët megjithse me vetëm 6 pellushë arrijnë të menaxhojnë kohën për të vendosur secilin prej tyre në tavolinat e tyre.

Një ndër punonjëset e stafit shprehet se ata bëjnë ç’është e mundur që pellushët të shoqërojnë secilin nga klientët që e kërkojnë praninë e tyre dhe nuk mund të rrinë pa to. Ajo thotë se nëse në ndonjë rast ata kanë shumë klientë, disa prej tyre nisin të ankohen për mos praninë e ‘Moomins’ në tavolinë ndaj ata mundohen ti kalojnë ato nga pak minuta tek secili.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu