Porti i Sidneyt është zgjuar me një vizitor të veçantë ku “Breshka Alfi”, 15 metra e gjatë dhe me një dizenjo kontemporane, ka tërhequr vëmendjen për ekspozitën e artit nënujor në Akuariumin e Sidneyt.

Breshka Alfie është krijimi i artistit BJ Price, i cili frymëzohet për çdo vepër të tij nga Barriera e Madhe Koralore në Australi. Price shprehet se synimi i tij është zgjerimi sa më i madh i audiencës së tij, në mënyrë që të prekë publikun për çështjet e përkujdesit ndaj koraleve nënujore.

Veprat e artit të Price janë vendosur nën ujë mes peshqve dhe peshkaqenëve gjatë gjithë ekspozitës nën mujore. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)