Një ekspozitë me relike e artefakte
për Luigj Gurakuqin në Shkodë

Një ekspozitë me relike e artefakte<br />për Luigj Gurakuqin në Shkodë
SHKODER- Shkrime, nënshkrime, piktura, vepra, relike e artefakte nga aktiviteti politik dhe patriotik i Heroit Kombëtar  do të prezantohen së shpejti në ambjentet e muzeut historik “Oso Kuka” në Shkodër. Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër, në 20 shkurt të vitit 1879 dhe vdiq në Bari, më 2 mars 1925.

Ai është njohur dhe shquar si poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet, shtetar, ekonomist, Ministër i Arsmit dhe Ministër i Financave. Është një nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë.

Në shkrimet e tij përdorte pseudomimet Jakin Shkodra e Lek Gruda. Nga ana tjeter, L. Gurakuqi, si rrallë kush, përjetoi ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë.

Në shumicën prej tyre qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë, madje ndër organizatorët e drejtuesit kryesor të tyre. Ai ishte edhe hartuesi dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe një figurë poliedrike në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe fillimeve të Pavarësisë. Ekspozita do të çelet sot dhe do të vijojë deri më 22 tetor. 

Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!