Një familje nga Florida, që po gjurmonte prej kohësh një thesar të humbur mbi 300 vite më parë, ka zbuluar në fund të detit një pllakë të florinjtë, pjesë e një varësje të shenjtë e priftërinjve Spanjollë. Eric Schmitt, një kërkues thesaresh profesional, po gërmonte bashkë me familjen e tij në vendin ku pretendohej se në vitin 1715 ishin mbytur 11 anije gjatë një tornadoje në brigjet e Floridës, në oqeanin Atlantik. Pasi kuptuan vlerën e objektit familja duket tejet e entusiazmuar dhe ata nisin të festojnë të gëzuar.

Pllaka e florinjtë e shtypur, është një pllakë katrore, plotësuese e arkës së bukës së kungimit të quajtur ndryshe dhe pyx, një pjesë e së cilës ishte gjetur 25 vite më parë. Vlera në para e saj nuk dihet ende, por nga eksperiencat e mëparshme të gjetjes së thesarëve Schmitt dhe familja e tij, vetëm vitin e kaluar kanë zbuluar monedha dhe objekte të tjera floriri me vlerë mbi 300,000 dollarë.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)