Një film për kuqen Rebekah
Femra e perandorisë Murdoch

Një film për kuqen Rebekah<br />Femra e perandorisë Murdoch
TIRANE - Rebekah Brooks, një nga femrat kyçe të perandorisë së Rupert Murdoch, do të marri së shpejti një trajtim hollivudian.

Tani për tani ekziston pak më shumë se një ide dhe blerja e të drejtave mbi hetimin e Suzanna Andrews (Vanity Fair) mbi gazetaren me kaçurrelat e kuqe. Por producenti i “Rocky”, Gene Kirkwood, ka njoftuar në Cannes se do të sjellë në ekranin e madh historinë e kryeredaktores famëkeqe të News of the World, gazetës britanike që u detyrua të mbyllte pas skandalit të përgjimeve telefonike. Producenti shprehet i sigurt për suksesin e filmit ndërsa kanë nisur diskutimet se kush do të luajë rolin e Brooks.

Sipas Telegraph, një nga emrat më të përfolur është ai i Nicole Kidman.

Lajmi i filmit vjen pak ditë pasi Brooks bashkë me të shoqin u akuzuan edhe për fshehje provash dhe prishje të procesit të hetimit.

Prodhimi i filmit do të nisë sapo çështja t’i drejtohet një fundi. “Ku i dihet, Murdoch mund të japë dorëheqjen”, tha producenti.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut