Një foto gjuhës dhe telefoni
të thotë nëse të duhet mjeku

Një foto gjuhës dhe telefoni <br />të thotë nëse të duhet mjeku
TIRANE – Slogani mund të jetë “më trego gjuhën që ke dhe do të të them si je me shëndet”. Ndoshta duke përdorur një smarphone. Në mjekësinë tradicionale kineze, në fakt, pamja e zonave të gjuhës reflekton gjendjen shëndetësore të organeve të brendshme; një besim që ngjan si antik por që po afrohet gjithnjë e më shumë me teknologjinë modern. Në Universitetin e Missouri, SHBA, një grup kërkuesish ka ideuar një program që analizon pamjen e gjuhës së një individi sipas paramentrave kinezë.

Në bazë të ngjyrës së gjuhës dhe shtresës që e rrethon, kush ekzaminohet do të katalogohet sipas një farë tipi të asaj që quhet “zheng”. Për shembull: sfumatura të kuqe dhe të verdha do të tregojnë një “zheng” të nxehtë ndërsa nëse mbizotëron e bardha do të kemi një “zheng” të ftohtë.

Çdo zheng-u i përkasin disa simptoma që, në dy shembujt e cituar, shpesh kanë të bëjnë me patologji gastrike. Kërkuesit kanë zhvilluar programin duke shfrytëzuar informacionet mbi shëndetin të mbi 260 pacientëve me problem gastrike dhe 48 personave të shëndetshëm.
Por mjekësia kineze dhe metodat e saj krijojnë dyshime pasi nuk janë të mbështetura në prova të rrepta shkencore. Në Universitetin e Missouri-t hedhin një urë lidhëse mes praktikave të lashta orientale dhe teknologjisë së re dhe po mendojnë të transformojnë frytet e kërkimit të tyre në një program për smartphone.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit