Një fshat i tërë del për shitje
në eBay për 2.5 milionë euro

Një fshat i tërë del për shitje <br />në eBay për 2.5 milionë euro
TIRANE - Një fshat i tërë shitet online për 2.5 milionë euro. Njoftimi në eBay është vendosur nga një agjenci e Prato-s, qytet italian në rajonin e Toscana-s, dhe përmban të gjitha të dhënat mbi ndërtesat që përbëjnë fshatin e vogël të quajtur Pratariccia që ndodhet rreth 850 metra në lartësinë e detit.

Praktikisht, në Pratariccia nuk banon askush prej 50 vjetësh, kur banorët vendosën që të shkak të mungesës së rrugëve dhe infrastrukturës ta braktisnin atë.

Fshati përbëhet nga 25 shtëpi, të cilat duhet të rikonstruktohen totalisht, si dhe nga ndërtesa të tjera të përdorura për agrikulturë. Ai ka një sipërfaqe prej 5 mijë metrash katrorë.

Ai nuk është pronë e një pronari të vetëm por ish banorët kanë kohë që tentojnë të shesin secili pronat e veta. Sipas njoftimeve, në bashkinë e zonës janë paraqitur disa biznesmenë të interesuar për një projekt rekuperimi bimësh dhe ndoshta ky mund të jetë një shans i mirë për banorët që, falë edhe internetit, të arrijnë të çlirohen nga pronat e padëshiruara.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren