Një jetë kushtuar artit, muzikës, notave, ekranit! Kompozitori i njohur dhe i dashur për shqiptarët, Aleksandër Lalo, la pas gjithçka, të gjitha vitet e karrierës së tij, dhe mbylli sytë përgjithmonë. Ai ndërroi jetë pas një beteje prej 6 orësh në spital për shkak të një arresti kardiak, i cili rezultoi fatal, duke shuar përgjithmonë yllin e kinematografisë shqiptare.

Aleksandër Lalo ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare, disa prej të cilëve Shqiptarja.com ua sjell më poshtë dhe që rezultojnë mjaft të njohur për shumicën e shqiptarëve. Ai ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë dhe rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.

Vetëm një vit më parë, Lalo u dekorua nga Presidenti Bujar Nishani me titullin “Mjeshtër i madh”, për të cilin vetë kompozitori bëri një koment mjaft modest në ‘Facebook”

“Titujt nuk i bejne te medhenj artistet,artistet e medhenj i japin kuptim titullit.Aleksander Lalo Dekorimi me titullin "Mjeshter i madh" nga presidenti B.Nishani”, shkruante Lalo.

Tingujt e harresës (1996) (TV)
Historiani dhe kameleoni (1989)
Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
Dy herë mat (1986)
Fjalë pa fund (1986)
Asgjë nuk harrohet (1985)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
Një vonesë e vogël (1982)
Shi në plazh (1982)
Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
Thesari (1981)
Gëzhoja e vjetër (1980)
Nusja (1980)
Vajzat me kordele të kuqe (1978)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Dimri i fundit (1976)
Emblema e dikurshme (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
Odiseja e tifozëve (1972)
Të shoh në sy(1986)
Një gjeneral kapet rob (1980)

d.c./shqiptarja.com