Një okapi dy javësh, një kafshë e familjes së gjirafave që i ngjason më tepër zebrave për shkak të vizave në pjesën e pasme të tyre, po përpiqet të mësohet me ambientin përreth tij në Kopshtin Zoologjik të San Diegos. Okapi është një këlysh mashkull dhe quhet Jackson, ka lindur më 6 korrik dhe ende po mëson të qëndrojë mbi këmbët e tij të holla, ndërsa qëndron pranë mamasë së tij Ayana duke imituar sjelljet e saj.
Ndonëse ai ushqehet me ushqim të përgatitur nga kujdestarët e tij, Jackson është kurioz të provojë shijen e pemëve rrotull tij duke përtypur ndonjë gjethe, njësoj siç bën e ëma për t’u ushqyer. Kujdestarët e kopshtit Zoologjik e monitorojnë peshën trupore të okapit të vogël çdo ditë për t’u siguruar që rritja e tij po ecën normalisht.
Ata shprehen se këlyshi është një çamarrok i vërtetë me shumë energji për të luajtur dhe kjo tregon që ai është në gjendjen më të mirë të mundshme shëndetësore. Okapët bëjnë pjesë në familjene gjirafave, ndonëse janë shumë herë më të shkurtër se ato.
Habitati i tyre natyrore është në pyjet malore tropikale të Republikës Demokratike të Congos, në Afrikën qëndrore. Karakteristikë e tyre janë veshët e gjatë që shërbejnë për të kapur çdo frekuencë zanore shumë më të ulët nga niveli dëgjues i njerëzve.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com